“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.
Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë planifikojnë të largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër që pothuajse barazohet me numrin vjetor të të diplomuarve në universitetin e vetëm publik të mjekësisë në vend.
Praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas marrjes së diplomës.
Sipas të dhënave të përbashkëta të OBSH-së, stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish.
Ky fluks lidhet me politikat gjermane pas vitit 2015, që njohën diplomat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta punësimi.
Numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023, thekson studimi i OBSH-së.
Një anketë online me mjekë shqiptarë jashtë vendit tregon se 73.6% janë 25–40 vjeç, me një shpërndarje pothuaj të barabartë gjinore. Pjesa më e madhe është e martuar, shpesh me shtetas jo shqiptarë, duke e ulur mundësinë e rikthimit.
Sipas studimeve të Gëdeshi – King rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri punojnë sot jashtë, ndërsa emigracioni i infermierëve ka ndjekur një rrugë të ngjashme, ku mes 2010–2019 janë larguar 2246 profesionistë, kryesisht drejt Italisë e Gjermanisë.
Largimi i mjekëve po dobëson me tej kapacitetet për të ofruar shërbime shëndetësore. Në vitin 2019, Shqipëria regjistronte numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe të dytin më të ulët për infermierë.
Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike, duke e bërë pothuajse të pamundur garantimin e shërbimeve në zonat rurale.
Qeveria ka aplikuar rritje pagash, ku për mjekët specialistë arrijnë 1 600 euro në muaj bruto, ndërsa mjekët e përgjithshëm përfituan 1200 euro në muaj në 2024 dhe infermieret gati 800 euro. Megjithatë, diferenca mbetet e thellë, pasi një infermier në Gjermani fiton rreth 2 900 euro bruto, më shumë se trefishi i Shqipërisë.
Me 45–50% të studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe Gjermaninë si destinacion kryesor, ekspertët paralajmërojnë se emigrimi do të vazhdojë. Përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar stimuj kthimi do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare, vëren studimi i OBSH-së./ Monitor
Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i shkurorëzimeve në Kosovë po shënon rritje të vazhd...
Teksa ju jeni në zyrë punët tuaja të shtëpisë “bëhen vetë”...
Në Tiranë vitet e fundit, pothuajse në çdo zonë të saj nga...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmos...
Plot 25% e grave të grupmoshës nga 15 deri 49 vjeç në Shqi...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Në Shqipëri për vitin 2024 rezulton se 17% e fëmijëve të m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pylli tropikal i Amazonës është aq i madh sa krijon klimën...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore rela...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të ...
Emigracioni është shndërruar në një fenomen kronik në Shqi...
Vetëm 37% e foshnjave në Shqipëri ushqehen ekskluzivisht m...
Përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin sh...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, kryejnë vetëvrasje rreth 200 persona në vit, ...
Shkalla e papunësisë mbeti e njëjtë ne tremujorin e dytë t...
Obeziteti e tejkaloi nënpeshën si forma më e përhapur e ke...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...