E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Plot 25% e grave të grupmoshës nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia për shkak të mungesës së hekurit.
Të dhënat në rang global, përfshirë edhe për Shqipërinë, janë publikuar në raportin më të fundit të UNICEF, i cili vlerëson progresin global dhe rajonal në përmbushjen e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për ushqyerjen te fëmijët deri 5 vjeç dhe grupmoshat e tjera të popullatës.
Për reduktim të anemisë te gratë të dhënat më të fundit pasqyrohen për 2023-shin, krahasuar me ato të 2012-ës.
Sipas raportit, Shqipëria ka pësuar përkeqësim, me një rritje prej 5% të rasteve të anemisë nga viti 2012 në 2023. Kjo e vendos vendin në kategorinë e shteteve që nuk kanë bërë progres drejt objektivave të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara.
Mesatarja globale e grave me anemi është 31%. Në Europën Qendrore dhe Lindore mesatarja është 21%. Shqipëria është mbi këtë mesatare me 25%.
Përkeqësim të të dhënave ka pasur edhe për shumë shtete të tjera ballkanike dhe europiane. Në Malin e Zi nga 21% që ishte numri i grave me anemi në 2012 për 2023 arriti në 26%. Në Maqedoninë e Veriut nga 17% numri i grave me anemi ka arritur në 22%. Në Serbi nga 21 në 25%. Në Kroaci nga 20 në 23%.
Në Greqi po ashtu nga 12 është rritur në 16 përqindja e grave me anemi. Në Itali për 2023 numri i grave që vuajnë nga anemia është 16% nga 12% që ishte në 2012. Edhe në këtë shtet raporti është përkeqësuar. Në Francë po ashtu në 2012 numri i grave që vuanin nga anemia ishte 8%, ndërsa në 2023 arriti 13%.
Edhe në rang global rezulton përkeqësim të treguesve në dekadën e fundit, ku nga 28% që ishte në 2012 në 2023 arriti në 31% mesatarja e grave që vuajnë nga anemia.
Vjet Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka dhënë një sërë këshillash për parandalimin dhe trajtimin e kësaj gjendjeje shëndetësore, e cila prek veçanërisht gratë, fëmijët e vegjël dhe personat me sëmundje afatgjata.
Sipas ISHP-së, trajtimi varet nga lloji dhe shkalla e anemisë. Në shumicën e rasteve jo të komplikuara, anemia trajtohet me ndryshime në dietë dhe suplemente hekuri.
Për të ndihmuar në rikthimin e niveleve të hemoglobinës, ISHP këshilloi Konsumin e produkteve ushqimore të pasura me hekur, si mish, vezë, mëlçi, susam, manaferra dhe fasule./ Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Në Shqipëri për vitin 2024 rezulton se 17% e fëmijëve të m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pylli tropikal i Amazonës është aq i madh sa krijon klimën...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore rela...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të ...
Emigracioni është shndërruar në një fenomen kronik në Shqi...
Vetëm 37% e foshnjave në Shqipëri ushqehen ekskluzivisht m...
Përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin sh...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, kryejnë vetëvrasje rreth 200 persona në vit, ...
Shkalla e papunësisë mbeti e njëjtë ne tremujorin e dytë t...
Obeziteti e tejkaloi nënpeshën si forma më e përhapur e ke...
Banorët e Postribës, pasi kanë protestuar disa herë dhe bl...
Sociologu Gëzim Tushe e cilëson si infeksion qytetar shkal...
Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e m...
74.6% e banorëve që jetojnë në qytetet e Shqipërisë kanë a...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
69 njësi administrative të vendit, me më pak se 100 fëmijë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...