Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...

Shkalla e papunësisë mbeti e njëjtë ne tremujorin e dytë të vitit 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar edhe pse ekonomia po përballet me vende të paplotësuara të punës. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,5?%.
Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje nga tremujori i mëparshëm, ndërsa në raport me të njëjtin tremujor të një viti më parë ka mbetur i pandryshuar.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,2% në tremujorin e dytë 2025. Ky tregues është rritur me 0,6 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, ndërsa për tremujorin e parë 2025 është ulur me 0,5 pikë përqindje.
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,1%, ndërsa për burrat ky tregues është 82,6%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,5 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 0,9 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,3 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 51,5%. Ky tregues është ulur me 3,0 pikë përqindje si në tremujorin e dytë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm.
Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,4%.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 58,4%. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2024 në tremujorin e dytë 2025 është ulur me 0,9%.
Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 7,5% në sektorin e bujqësisë dhe me 3,8% në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 6,2% në sektorin e shërbimeve. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,2%.
Punësimi ulet me 1,1% në sektorin e bujqësisë dhe me 1,2% në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 1,8% në sektorin e shërbimeve.
Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 75,7%, ndërsa për gratë është 62,6%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 0,7 pikë përqindje dhe për gratë me 0,2 pikë përqindje.
Në tremujorin e dytë të vitit 2025 shkalla e punësimit të të rinjve është 43,7%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është ulur me 0,7 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e parë 2025 është ulur me 1,0 pikë përqindje. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e dytë 2025, shkalla e punësimit është 78,4%.
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, shkalla zyrtare e papunësisë është 7,5% për burrat dhe 9,8% për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 0,7 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,5 pikë përqindje për burrat.
Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 15,1%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 3,3 pikë përqindje, dhe në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 është ulur me 2,8 pikë përqindje.
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, 17,4% e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake, 10,8% është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 15,1% është në paaftësi të përhershme për punë.
Gjithashtu, 2,3% e popullsisë ekonomikisht joaktive në këtë grupmoshë deklaron se nuk po kërkon punë pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,8% të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 0,9% klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 14,6% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grupmoshe./ Monitor
Obeziteti e tejkaloi nënpeshën si forma më e përhapur e ke...
Banorët e Postribës, pasi kanë protestuar disa herë dhe bl...
Sociologu Gëzim Tushe e cilëson si infeksion qytetar shkal...
Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e m...
74.6% e banorëve që jetojnë në qytetet e Shqipërisë kanë a...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
69 njësi administrative të vendit, me më pak se 100 fëmijë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të...
Një 58-vjeçar nga fshati Rëmbec i Maliqit ka humbur jetën ...
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Gazetarja Ola Xama me anë të një statusi në rrjetet social...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpu...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda tre...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fillimi i vitit shkollor zakonisht është sinonim me shumë ...
Muajt e fundit, qyteti i Korçës është përballur me një r...
Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...