Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...

Një 58-vjeçar nga fshati Rëmbec i Maliqit ka humbur jetën të dielën e 7 shtatorit në QSUT, pas 15 ditësh në gjendje kome. Viktima është Jorgo Ajredini, i cili më 13 gusht u dërgua fillimisht nga familjarët në spitalin e Korçës me plagë të rënda në kokë dhe më pas, për shkak të gjendjes së tij, u transportua drejt Tiranës. Ngjarja fillimisht u referua nga policia si aksidentale, me dyshimin se 58-vjeçari ishte goditur nga kali.
Por familjarët e tij kanë hedhur poshtë këtë version, duke pretenduar se Ajredini është goditur me sende të forta nga një person me të cilin kishte pasur konflikte të mëparshme. Ata tregojnë se viktima, para se të humbiste ndjenjat, u kishte thënë se ishte sulmuar nga një person nga Pogradeci, ndërsa sipas tyre, gjendja dhe plagët në disa pjesë të kokës nuk përputhen me një goditje aksidentale nga kafsha.
“Kam qenë në Rëmbec bashkë me vëllanë. U ndamë aty. E gjeta duke pirë ndonjë gotë te muzeumi, te klubi. Vëllai mori kalin dhe shkoi ta lidhte në jonxhë, unë ika në shtëpi. Vjen kushëriri, më zgjon dhe më thotë: 'Është goditur vëllai nga kali.' Shkuam 45 minuta para se ta nisnin në Tiranë. E pyeta vëllain dhe më tha: 'S’më ka goditur kali, por një person nga Pogradeci.' Shkova në Tiranë një ditë, të nesërmen e denoncova në Maliq. Çështja ishte shumë e rëndë. Ishte në gjendje kome, doktorët e ngritën lart, sepse ishte pak më mirë. 'Më goditi', tha vëllai, por s’qe i vetëdijshëm. Pastaj vajti prapë poshtë dhe e ngritën përsëri. Fundi ja ku është… Me pak fjalë e kanë goditur. Në vendin që duhej lidhur kali nuk ishte kali; ai duhej të ishte në jonxhë. Atij i bënë pritë. Kur tha 'më goditën' tha edhe “'një i shkurtër nga Pogradeci'. Këtë e tha vetë. Dua të vërtetën. Policia s’ka bërë asgjë”,-u shpreh Agustin Ajredini.
“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Korçës. E gjetën kushërinjtë tanë dhe e sollën në Korçë. U tha se e kishte goditur kali. Vëllain e gjetën të hedhur në kanal, në dy vende kishte gjak dhe 4-5 metra më larg gjetën vëllain. E sollën në Korçë. Në kohën që do ta çonin në Tiranë, vëllai tha që nuk e kishte goditur kali, por e kishte goditur një njeri nga Pogradeci. Doli gjak nga goja dhe nuk mundi të fliste dot më. Vetullën e kishte të çarë, pas veshit kishte goditje tjetër dhe në nofull gjithashtu. Kjo vërteton që nuk është goditje kali, sepse ka goditje në disa vende. Këta djemtë që kanë dhënë deklaratat ishin të parët që e gjetën. Ka pasur një konflikt me një djalë nga Rëmbeci, ai u dënua dhe bëri burg. Ishte punë dashurie, ndarje familjare. Vëllait tim ia mori të shoqen ky djalë dhe e goditi me sëpatë. Ngjarja ka mbi një vit e gjysmë. Nuk besoj të jetë i njëjti autor, por nga goditjet që pashë janë me sende të rënda, nga ato që pashë unë në spital në Tiranë. Në Tiranë ndenji 15 ditë në koma, mjekët thanë se ishte në gjendje të rëndë. Ekspertiza nuk na dha përgjigje ne, por prokurorisë së Korçës. Ne po e varrosim vëllain, por duam të zbardhet ngjarja. Nuk e ka goditur kali, 1000%”,- tha Ilia Ajredini.

Dyshimet janë shtuar edhe nga dëshmia e dajës së viktimës, i cili thotë se mjeku që e trajtoi në Tiranë ka përjashtuar mundësinë që plagët të jenë shkaktuar nga goditje kali.
“E çoi djali më përpara. Unë me vëllain e të ndjerit shkuam në Tiranë dhe nuk dinin identitetin e nipit tim. Ia dhanë relacionin, infermierët thirrën doktorin. Kur vjen doktori thotë: 'Çfarë u bë me këtë djalë? Çfarë e ke ti?' Unë i thashë: 'E kam nip. Ai e ka vëlla'. 'Si u aksidentua ky person?' tha doktori. Ishte e dyta herë që e kishin goditur këtë djalë; qëlloi i njëjti mjek që kishte qenë edhe herën tjetër kur e kishin goditur. Vëllai tha: 'Çfarë u bë këtu, kush e ka goditur?' Ne e informuam se policia e Korçës tha se e kishte goditur kali, por ai na tha se nuk e ka goditur kali, por është goditur me mjete të forta. U nxeh duke shtuar: 'Ku është policia e Korçës, pse nuk vjen këtu?' Ne i kërkuam ta shohim, por mjeku na tha: 'Nesër do t’ju kontaktoj.' Pas dy ditësh e pamë, ishte në gjendje të rëndë”,-tha Kostaq Kosturi.
Vdekja e Jorgo Ajredinit ka rihapur hetimet nga policia dhe prokuroria e Korçës. Deri tani janë marrë në pyetje rreth 15 persona, mes tyre familjarë dhe banorë të fshatit. Që nga dita e ngjarjes, janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë që ndodheshin në zonë, të cilat po analizohen nga prokuroria. Grupi hetimor pritet të zbardhë përfundimisht nëse bëhet fjalë për një aksident apo një ngjarje kriminale, pasi të dalë raporti mjekoligjor./CNA
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Gazetarja Ola Xama me anë të një statusi në rrjetet social...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpu...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda tre...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fillimi i vitit shkollor zakonisht është sinonim me shumë ...
Muajt e fundit, qyteti i Korçës është përballur me një r...
Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit t...
Një 40-vjeçare nga Tirana denoncon në redaksinë e emisioni...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, me anë të një pos...
Si pasojë e temperaturave të larta vendi ynë do të përfshi...
Shqipëria kryesoi Europën për numrin e lartë të popullsisë...
Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi as ditën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...