LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mot i qëndrueshëm me diell/ Temperatura vjeshte do të na shoqërojnë këto dy ditë

9 Nëntor 2022, 08:08, Sociale CNA

Mot i qëndrueshëm me diell/ Temperatura vjeshte do të na

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të sjellin gjatë paradites në Shqipëri orë të shumta me diell në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht në territor, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Por nuk do të mund të sjellin reshje. 

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Ndërsa nesër me 10 nëntor 2022, sipas MeteoAlb, do të ketë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.

Por parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites kryesisht, do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga