Termometri në minus/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Dy në pesë punëtorë shqiptarë ngrenë ose mbajnë sende të rënda, ndërsa një pjesë më e vogël punojnë në mjedise ekstreme, teksa gati gjysma i përdorin duart si “mjetin” kryesor në punë, referojnë gjetjet e anketës evropiane për arsimin dhe lidhjet e tij më tregun e punës në vendin tonë që u zhvillua vitin e kaluar.
Sipas rezultateve të anketës, 39% e shqiptarëve të punësuar kanë raportuar se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie në kohën kur u zhvillua në fillim të 2023-shit.
Gjithashtu tre në dhjetë (29%) shqiptarë të anketuar raportojnë se punojnë në një mjedis me nxehtësi ose temperatura shumë të ftohta, kimikate ose pjesë të rrezikshme, afërsisht në linjë me mesataren e BE-së (27%) dhe 5 vende të Ballkanit Perëndimor (WB5) (32%).
Për më tepër, afër gjysma (46%) e shqiptarëve thonë se përdorin duart për të kapur, për të manipuluar ose për të montuar saktësisht objektet (përjashtuar maus-in e kompjuterit, shtypjen në tastierë ose shkrimin e dorës) afërsisht në përputhje me mesataren e WB5 (51%), por dukshëm më shumë se në EU-27 (38%).
Pjesa e punonjësve që ngre pesha në Shqipëri është më shumë se vlerat mesatare në WB5 (37%) dhe EU27 (34%). Burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%).
Punëtorët më të vjetër kanë gjasa të ngrenë pesha nëse krahasohen me më të rinjtë (48% e atyre të moshës 55- 64 vjeç përkundër 28% të atyre të moshës 25-34).
Të punësuarit me arsim të nivelit të ulët dhe të mesëm janë më të ekspozuar ndaj ngritjes së peshave (54%) dhe të mesëm (46%), ndërkohë që vetëm 15% e atyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë.
Më shumë se gjysma e punëtorëve në profesionet që lidhen me punë manuale dhe elementare (përkatësisht 53% dhe 50%) pohuan se ngrenë pesha krahasuar me 30% të atyre në profesione gjysmë të kualifikuara dhe 18% të atyre në profesione të kualifikuara.
Ngritja e objekteve dhe ngarkesave është gjithashtu më e zakonshme te të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industri (50%), ndërsa vetëm 36% të atyre që punojnë në shërbime dhe 22% e të anketuarve nga sektori publik, arsimi apo shëndetësia ngrenë objekte gjatë orarit të punës.
Të anketuarit u pyetën nëse si pjesë e punës së tyre kryesore, kanë përdorur ose kanë punuar me makineri të kompjuterizuar muajin e fundit. Rreth një në pesë (21%) shqiptarë thonë se përdorin makineri të kompjuterizuar, krahasuar me gati katër në dhjetë (39%) në BE, dhe tre në dhjetë (28%) në WB5./ Monitor.al
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kjo e hënë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosf...
Për javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e diel mbi vendin tonë pritet kalimi i një f...
Shqipëria përjetoi një rritje të dukshme të punës në d...
Vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kush...
Pritet përmirësimi i situatës meteorologjike për vendi...
Të gjithë e dimë se është e rëndësishme t'i lajmë dhëm...
Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi edhe pa efe...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Një ditë në një qendër fëmijësh troket polici dhe kërkon t...
Një konsulent lidershipi që studion psikologjinë e v...
Nuk pretendojmë se marrëdhëniet janë të lehta. Sidomos...
Në një epokë ku individualiteti dhe komoditeti po bëhen gj...
Këtë të mërkurë priten reshje mesatare deri lokalisht ...
Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ...
Është e natyrshme të përjetosh periudha me dëshirë të ...
Kjo seancë gjyqësore ka shumë të papritura. Në një përball...
Dita e parë e 2024-ës ka rikthyer një nga seancat më të fo...
Për sa u përket kushteve atmosferike këtë javë do të kemi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...