web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrebeshe dhe stuhi/ Moti për ditën e sotme

7 Janar 2024, 08:07, Sociale CNA
Rrebeshe dhe stuhi/ Moti për ditën e sotme
Foto ilustruese

Për ditën e diel mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar.

Në zonën e jugut dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në lartësitë e mëdha malore reshjet e dëborës me intensitet deri të lartë në formën e stuhive të dëborës./ CNA

Rrebeshe dhe stuhi/ Moti për ditën e sotme





Lajmet e fundit nga