
Kjo seancë gjyqësore ka shumë të papritura. Në një përballje me Mirushen, Përparimi tregon në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, që Neki, ish-kunati, e ka rrëmbyer dhe e ka çuar në Peshkopi.
Në fillim të programit, ish-bashkëshorti hodhi një akuzë mbi Nekin, duke u shprehur që ky i fundit, bashkë me Mirushen dhe një person tjetër, e kërcënuan me pistoletë e sëpatë për të kthyer 42 mijë eurot. Por më vonë ai tregon edhe detaje të tjera.
Sipas ish-bashkëshortit, Neki e çoi atë në një bodrum, ku ai qante natë e ditë. Madje, ish-kunati kishte thirrur nënën e Përparimit për t’i thënë që kishte afat deri në orën 12 nëse donte që ta shikonte fëmijën e saj gjallë. Përparimi thotë gjithashtu se kontratën sipas së cilës duhet të kthente 42 mijë eurot, e ka firmosur pasi ishte i frikësuar për jetën.
Përparimi: Jam i rrezikuar.
Eni Çobani: Po për çfarë je i rrezikuar more zotëri, ti je këtu me ne. Rrezikohesh se do kthesh lekët? Për lekët e ke rrezikun thua?
Përparimi: Unë edhe i kthej, por s’i kam dhënë. Jam i rrezikuar. Nga Miloti më kanë kapur. Zonjën e kam thirrur i kam thënë: “Hajde këtu të bisedojmë pak. Jam vonuar pak për këto gjëra, t’i bisedojmë sinqerisht. T’i bisedojmë burrë dhe grua gjërat”. Kjo (Mirushja) ma ka bërë kurth. Po ta pyesje kjo do më thoshte që kam qenë me furgonin. Unë kam qenë në parking. Vjen me furgonin. Ka zbritur, pastaj vjen ai zotëria (Neki), më ka kapur mua për çante. Prej makinës time, më ka nxjerrë këtej. Motra e vet ka dalë mbrapa, shoqërues ka pasur me Benz mbrapa. Edhe më ka çuar për Peshkopi sepse ka menduar që unë i ikja përpara. Unë kam ardhur për të jetuar. Mik, shok, dashamirës, ne e ndihmojmë njëri-tjetrin kur është mundësia, por jo mashtrime. Në atë moment, ky më ka marrë mua kontrabandë, më ka çuar në Peshkopi. M’i ka kapur me telefona, m’i ka kapur me të gjitha sendet që kam pasur me vete, ka ikur në shtëpi dhe më ka thirrur nënën: “Selvet, ke afat deri në orën 12 të shikosh djalin gjallë”. Unë qaja natë e ditë, më kanë çuar në një bodrum.
Eni Çobani: Ja e kemi Nekiun këtu gjallë është.
Përparimi: Ma ka thirrur dhe vëllain në orën 12. Kemi shkuar edhe tek noterja, ka shkruar një kontratë më ke 42 mijë euro. Unë prej frikës kam pranuar 42 mijë vetëm për të shpëtuar jetën. /tvklan.al
Dita e parë e 2024-ës ka rikthyer një nga seancat më të fo...
Për sa u përket kushteve atmosferike këtë javë do të kemi ...
Rein Zeneli është një djalë 7-vjeçari, i cili në moshë...
Në ditën e fundit të vitit 2023, pjesa e parë e ditës do t...
Fundjava do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike ...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim...
Fëmija kur sheh një “gjë” sidomos kur e ka një fëmijë tjet...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte at...
Kë ka disa shenja, mendime të caktuara që zbulojnë se ...
Mungesa e punëtorëve, një nga problematikat më të mprehta ...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atm...
Çfarë mund të përfshihet në tryezën e festave për vegj...
Ka disa njerëz që nuk i pëlqejnë festat, veçanërisht K...
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Problem i gënjeshtrës nuk qëndron thjesht te mos thënia e ...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga k...
Moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellim...
Këtë të Shtunë moti do të jetë relativisht i qëndruesh...
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...