Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi edhe pa efektet emigracionit ndërkombëtar.
Të dhëna e detajuara të INSTAT për ndryshimet e popullsisë tregojnë se nga 61 bashki, që ka vendi, në 50 prej tyre popullsia është në rënie të shpejtë edhe pa efektet e emigracionit ndërkombëtar.
Në fillim të vitit 2023, vetëm popullsia e 11 bashkive është rritur, duke marrë parasysh rritjen natyrore të popullsisë dhe migracionin e brendshëm neto, ndërsa të gjitha bashkitë e tjera patën një rritje negative të popullsisë pa emigracionin ndërkombëtar.
Bashkia e Tiranës ka pasur rritjen më të lartë të popullsisë pa emigracionin ndërkombëtar, pasi u shtua me 8.612 banorë, e ndjekur nga Bashkia e Kamzës, e cila u rrit me 1.957 banorë.
Nga ana tjetër, Bashkia Korçë kishte rënie të popullsisë pa emigracionin ndërkombëtar pasi ajo u ul me 726 banorë, e ndjekur nga Bashkia Patos, e cila u ul me 595 banorë. Siç shihet nga harta e mëposhtme, popullsia pa përllogaritur efektet emigracionit jashtë vendit u rrit vetëm në Bashkinë e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Krujës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Shijakut, Kavajës, Vlorës dhe Sarandës.
Emigracioni i jashtëm është një ndër shkaktarët madhorë të rënies së popullsisë në vend, por aktualisht edhe pa këtë fenomen popullsia e vendit po shkon drejt pakësimit për shkak të rënies së lindjeve. Popullsia zyrtare e vendit përllogaritet rreth 2,7 milionë banorë, por rezultatet e sakta pritet të dalin nga Censi i këtij viti.
Gjithashtu migrimi brenda Shqipërisë ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative. Në vitin 2022, në nivel qarku, vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kishin një migrim të brendshëm neto pozitiv (më shumë të ardhur sesa të larguar), respektivisht me 7.366 Tirana, 1.182 Durrësi dhe 239 Vlora (të ardhur më shumë sesa të larguar). Të gjitha qarqet e tjera kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë vitit 2022, në veçanti qarqet e Dibrës dhe Elbasanit, me -1.822 dhe -1.283 respektivisht.
Rezultati i ri mbi popullsinë reale që jeton në vendin tonë do të diktojë një riorganizim të ri territorial, pasi bashki të tëra rrezikojnë të shuhen në një të ardhme jo të largët nga pakësimi i banorëve dhe lindshmëria e ulët.
Në një skenar hipotetik me emigracion zero popullsia e Shqipërisë është rritur me vetëm 0.02% me 2022, pasi shtesa natyrore ishte vetëm 690 persona, ndërsa në tremujorin e parë 2023 shtesa natyrore u kthye në negative për shkak të rënies së lartë të lindjeve.
Por komponenti i emigracionit është faktor themelor në statistikën e popullsisë, pasi vendin tonë e ndikon më shuma se shtesa natyrore. Më 2022 emigracioni ka qenë i fortë. Vetëm azilkërkues ishin rreth 32 mijë persona në vendet e BE dhe në Britaninë e Madhe, pa llogaritur ikjet nga vendi me kontrata pune, bashkim familjar dhe nëpërmjet lotarive./ Revista Monitor
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Një ditë në një qendër fëmijësh troket polici dhe kërkon t...
Një konsulent lidershipi që studion psikologjinë e v...
Nuk pretendojmë se marrëdhëniet janë të lehta. Sidomos...
Në një epokë ku individualiteti dhe komoditeti po bëhen gj...
Këtë të mërkurë priten reshje mesatare deri lokalisht ...
Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ...
Është e natyrshme të përjetosh periudha me dëshirë të ...
Kjo seancë gjyqësore ka shumë të papritura. Në një përball...
Dita e parë e 2024-ës ka rikthyer një nga seancat më të fo...
Për sa u përket kushteve atmosferike këtë javë do të kemi ...
Rein Zeneli është një djalë 7-vjeçari, i cili në moshë...
Në ditën e fundit të vitit 2023, pjesa e parë e ditës do t...
Fundjava do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike ...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim...
Fëmija kur sheh një “gjë” sidomos kur e ka një fëmijë tjet...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte at...
Kë ka disa shenja, mendime të caktuara që zbulojnë se ...
Mungesa e punëtorëve, një nga problematikat më të mprehta ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...