Ushqimet që plotësojnë elektrolitet në mënyrë natyrale
Elektrolitët janë një grup mineralesh thelbësore, duke...

Specialistët janë të shqetësuar nga një rritje e mundshme e rasteve të gripit dhe koronavirusit dimrin e ardhshëm, dhe shqetësimet e tyre nuk janë aspak befasuese. Ndërsa viruset mund të qarkullojnë sigurisht në çdo kohë të vitit, një shumëllojshmëri e infeksioneve të frymëmarrjes - duke përfshirë gripin, koronaviruset dhe ftohjet e zakonshme - janë gjithmonë më aktive në dimër.
Ndërsa rritja sezonale e këtyre viruseve është gjerësisht e pranuar, shkencëtarët po përpiqen ende të kuptojnë se pse stina e dimrit stimulon përhapjen e tyre. Megjithëse ka disa teori, ata ende nuk janë të sigurt se cili shpjegim - ose kombinim shpjegimesh - është më pranë së vërtetës.
Disa nga teoritë e tyre theksojnë se kushtet e dimrit, mund të bëjnë që njerëzit të sillen në mënyra që shtojnë përhapjen e infeksionet. Midis të tjerave ata theksojnë se moti në dimër e dobëson mbrojtjen natyrore të njerëzve ose krijon kushtet ideale që viruset të qarkullojnë dhe përhapen. Ja çfarë duhet të dini për disa nga teoritë kryesore:
Teoria nr.1:Kushtet e motit në dimër bëjnë që njerëzit të qëndrojnë brenda, duke shtuar gjasat e përhapjes së infeksionit.
Një shpjegim i zakonshëm për shtimin e viruseve në këtë stinë, ka të bëjë me sjelljen e njerëzve. Sipas kësaj teorie, kushtet e dimrit mund të bëjnë që individët të qëndrojnë brenda dhe të kalojnë më shumë kohë në kontakt të ngushtë me të tjerët.
Shkencëtarët thonë se kjo gjë e rrit probabilitetin që spërklat e infektuara të kalojnë nga një person tek një tjetër përmes proceseve të frymëmarrjes, të folurit, teshtitjes ose kollitjes.
Në fakt, studimet konfirmojnë se ekziston një lidhje midis sezonalitetit të sëmundjeve dhe njerëzve që mblidhen në ambiente të mbyllura, gjë që mund të rrisë mbijetesën dhe transmetimin e virusit.
Teoria 2:Kushtet e dimrit dobësojnë mbrojtjen e brendshme të njerëzve, duke rritur rrezikun e infektimit
Shpjegime të tjera fokusohen tek fiziologjia jonë. Sipas këtyre teorive, moti i dimrit mund të dobësojë mbrojtjen fiziologjike brenda sistemit tonë imunitar, që zakonisht parandalon pushtimin dhe infektimin nga viruset e frymëmarrjes. Për shembull, disa specialistë dyshojnë se ditët e shkurtra dhe me hije të dimrit, mund të reduktojnë marrjen e vitaminës D, duke dëmtuar sistemin tonë imunitar dhe duke na bërë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.
Disa studime të ngjashme sugjerojnë se ajri i thatë i dimrit than sekrecionet që mbulojnë zakonisht pjesën e brendshme të rrugëve tona të hundës, duke parandaluar kësisoj që substancat ngjitëse të bllokojnë dhe neutralizojë viruset.
Ndërkohë studime shtesë zbulojnë gjithashtu se freskia e ajrit mund të ngushtojë enët e gjakut në fyt dhe hundë, duke parandaluar që enët në ato zona të grumbullojnë një sasi të mjaftueshme të qelizave të bardha të gjakut për të luftuar ndërhyrësit viralë.
Teoria nr3:Kushtet atmosferike gjatë dimrit krijojnë terrenin ideal për viruset, duke e rritur rrezikun e infektimit
Disa nga teoritë në lidhje me vetë viruset, pretendojnë se moti në dimër e rrit jetëgjatësinë e tyre dhe e përmirëson aftësinë e tyre për të qarkulluar. Në fakt, disa shkencëtarë mendojnë se moti i thatë dhe i ftohta në këtë sezon, lejojnë që viruset të qëndrojnë në ajër për intervale më të gjata kohore.
Kjo mund të bëjë që ato të ndahen në fragmente aq të vogla sa që mund të qëndrojnë aktive, derisa të thithen në mënyrë të pashmangshme nga shumë njerëz. Edhe studimet mbi ketë çështje kanë vënë re se ajri i thatë i dimrit mund të mbështesë përhapjen e viruseve sepse ai është i ndërthurur me më pak molekula lagështie që mund të ndërhynin.
Sipas këtyre studimeve, mungesa e molekulave të lagështisë, nënkupton se nuk ka asgjë që i pengon viruset apo që shtrembëron sipërfaqet e tyre, procese të cilat zakonisht pengojnë aftësinë e një virusi për të pushtuar trupin e njeriut. Preferenca e viruseve për klimën e dimrit zhduket thjesht pasi të kenë infektuar me sukses dikë.
Sipas një studimi, viruset e frymëmarrjes priren të lulëzojnë dhe riprodhohen në kushte më të ftohta të brendshme, dhe gjithashtu kanë më pak gjasa të kryejnë një formë të vetëvrasjes së qelizave të quajtur “apoptozë” në zonat më të ftohta brenda trupit. Kjo, thonë autorët e studimit, do të thotë se “temperatura ka efekte të thella” në “rezultatin e infeksioneve të zakonshme të ftohjes”.
Në fund të fundit, ndërsa është e qartë se diçka rreth sezonit të dimrit frymëzon një rritje të aktivitetit viral, aftësia e secilës prej këtyre teorive për të llogaritur mjaftueshëm modelet e infeksioneve të frymëmarrjes mbetet e paqartë. Ndërsa të gjithë ata mund të luajnë një rol në historinë e sëmundjes sezonale, vetëm kërkimet e ardhshme do ta zbulojnë historinë në tërësinë e saj.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Elektrolitët janë një grup mineralesh thelbësore, duke...
Ministria e Shëndetësisë raporton se ditën e sotme se janë...
Shkencëtarët kanë rikthyer shikimin te minjtë e rritur me ...
Ndërsa planeti ynë po ngrohet gjithnjë e më shumë, dhe vaz...
Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Kur shumica e njerëzve hanë një biftek, “trupi i tyre e zb...
Asfiksia erotike është termi i njohur për lojën seksuale t...
Të 27 vendet në Bashkimin Europian, një listë që përfshin ...
Sipas një hulumtimi, dëgjimi është shqisa e fundit të cilë...
Doni që të lini duhanin? Sa më shpejt aq më mirë. Në këtë ...
Stresi shpesh qëndron pas një sërë problemesh psikologjike...
Një studim në shkallë të gjerë i kryer në SHBA zbuloi se a...
Sipas dietologes së regjistruar Monique Richard, po. K...
Konfirmohen rastet e para me virusin e gripit, teksa 270 m...
Shkencëtarët kinezë kanë njoftuar ditët e fundit zhvillimi...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Historia e Violetës dhe Ylberit është nga ato histori njer...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka treguar s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...