Forumi Rajonal i OBSH për Shëndetin e të Rinjve në Tiranë/ Manastirliu-Kluge: Vaksinim i njëkohshëm kundër gripit dhe COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...

Shkencëtarët kinezë kanë njoftuar ditët e fundit zhvillimin e një ilaçi që simulon tek qelizat efektet e agjërimit, duke aktivizuar në këtë mënyrë një enzimë, e cila rregullon konsumin e energjisë dhe redukton akumulimin e yndyrës.
Përbërja kimike e përdorur, e cila u vu re në testet laboratorike se e zgjati jetëgjatësinë e shëndetshme te minjtë dhe krimbat, mund të përdoret gjithashtu edhe te njerëzit si një terapi për trajtimin e çrregullimeve metabolike si diabeti dhe mëlçia e dhjamosur (akumulimi i tepërt i triglicerideve në qelizat e mëlçisë). Rezultatet e studimit të ekspertëve kinezë u publikuan në revistën “Nature Metabolism”.
Një jetë më e shëndetshme dhe më e gjatë
Ilaçi, i quajtur Aldometanib, ishte në gjendje të zgjaste nga 18 në 26 ditë jetëgjatësinë e shëndetshme të krimbave të rrumbullakët, dhe atë të minjve me të paktën 7.5 për qind. Po ashtu, u pa se brejtësit kishin nivele të ulëta të glukozës në gjak dhe një përmirësim të gjendjes së mëlçisë së dhjamosur dhe steatohepatitit joalkoolik (një sëmundje joalkoolike që shkakton inflamacion dhe vdekje të indeve të mëlçisë).
Më të dobët në peshë trupore por më të fuqishëm fizikisht
Pas një muaji trajtim me Aldometanib, minjtë e përmirësuan ndjeshëm formën e tyre fizike, duke humbur masën dhjamore, por jo yndyrën e dobishme. Dhe u pa se dhe pas një viti ata ishin më rezistentë në vrapim dhe kishin një forcë më të madhe shtrëngimi në gjymtyrët e tyre.
Po si funksionon ky ilaç?
Aldometanib vepron duke aktivizuar një enzimë që rregullon konsumin e energjisë, të quajtur AMPK, e cila është e pranishme në çdo qelizë eukariote dhe që aktivizohet natyrshëm kur furnizimi me glukozë është në nivele të ulëta. Ilaçi parandalon që një derivat metabolik i glukozës të lidhet me aldolazën, një enzimë që zbërthen sheqernat për energji. “Aldolaza është si një palë gërshërë. Kur nuk gjen ind për të prerë, ajo aktivizon AMPK”- thotë Sheng-Cai Lin, një nga autorët e studimit
Më mirë sesa metformina
Krahasuar me metforminën që tashmë ekziston, një ilaç që aktivizon enzimën AMPK dhe përdoret për trajtimin e diabetit të Tipit 2, Aldometanib funksionon më mirë për uljen e niveleve të glukozës. Madje ilaçi i ri kinez është gjithashtu në gjendje që të ndikojë tek muskujt skeletorë, pra tek indet që kontribuojnë ndjeshëm mbi masën trupore, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të reduktohen nivelet e glukozës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Historia e Violetës dhe Ylberit është nga ato histori njer...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka treguar s...
Ndonëse shumë ekspertë të shëndetësisë kishin paralajm...
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri së fundmi një ...
Prishja e gjumit të fëmijës ka një mori arsyesh që në ...
Në ditët e sotme, ne kemi qasje të lehtë në substancat...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja...
Tirana mirëpret Forumin e Shëndetit dhe Mirëqenies për...
Me mungesën e medikamenteve merret një numër i madh njerëz...
Dëshironi të dini se si të forconi sistemin tuaj imuni...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vizituar...
Sipas shkencëtarëve, përdorimi i cigareve elektronike mund...
Një shishe me uthull molle në frigoriferin tuaj është në f...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e situ...
Shpesh njerëzit me probleme të caktuara fillojnë të pinë d...
Nuk është vetëm dieta dhe ushtrimet fizike, ato që ndi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nëse vuani nga ankthi, ai mund të jetë mjaft dobësues. Ës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...