"Konsumimi i cigareve elektronike shkakton kancer"/ Paralajmërimi i fortë i shkencëtarëve
Sipas shkencëtarëve, përdorimi i cigareve elektronike mund...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vizituar shkollat “Njazi Mastori” në Sukth dhe “Abedin Dino” në Durrës, ku u shpreh se programi për shëndetin dentar, pas Tiranës shtrihet me kabinete të reja dentare edhe në Durrës, për të vijuar më pas shtrirjen edhe në qytete të tjera.
“Në Durrës kemi 3 unite të reja dentare, të cilat u investuan së fundmi, pjesë e programit tonë për kujdesin e shëndetit oral. Në Tiranë kemi instaluar 10 kabinete dentare, me fazën e parë të programit. Faza e dytë e programit janë 8 unite dentare që po instalohen në tri qytete, në Durrës, Shkodër dhe Elbasan, të të njëjtit standard”- tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale pa nga afër edhe zbatimin e programit të kujdesit për shikimin në këtë shkollë, program i cili është shtrirë në të gjithë vendin.
“Janë më shumë se 90 mijë fëmijë, të cilët janë depistuar. Dhe gjithashtu prindërve të tyre u është relatuar edhe statusi i të gjithë vizitave që i janë bërë. Dhe kjo duke siguruar që prindërit të informohen pikë së pari nëse fëmijët e tyre kanë probleme me shikimin, por që dhe i është bërë ky kontroll, besoj shumë i rëndësishëm, sepse e para krijon një bazë besimi në shkollë përtej programeve të edukimit, duke përfshirë dhe programet e edukimit për shëndetin. Ajo çfarë është vënë re dhe që është edhe një sinjal për nevojën që kemi pasur për ta pasur këtë program në të gjitha shkollat e vendit është pikërisht edhe përqindja e rasteve, të cilët më pas janë referuar te mjeku specialist okulist, që është 25% e rasteve të detektuara, që janë referuar pranë mjekut specialist për kontrolle të mëtejshme”- u shpreh Manastirliu.
Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç, ka filluar në 10 shkolla të Tiranës, më konkretisht, në shkollën “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Kuqe”, “Vasil Shanto”, “Mihal Grameno", “Kushtrimi i Lirisë”, “Bajram Curri”, “Lasgush Poradeci”, “28 Nëntori”, “Halit Caka” dhe “Qazim Turdiu”, ku janë ndërtuar unite dentare të reja, duke krijuar kabinetet model të ofrimit të shërbimit dentar për fëmijët në shkolla. Në Durrës programi i dentistrisë do të zbatohet në shkolla 9-vjeçare “Naim Babameto”, “Abedin Dino”, “Njazi Mastori”; në Elbasan në shkollat “Luigj Gurakuqi”, “Jorgji Dilo”, “Bardhyl Popa”; në Shkodër në shkollat “Ismail Qemali”, “Ndre Mjeda”.
Gjithashtu ka nisur Programi i Parë Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, që përfshin pa dallim të gjithë fëmijët, nga të porsalindurit e deri në moshën 14-vjeçare, për kryerjen e depistimit apo kontrollit periodik të syve falas për më shumë se 270 mijë fëmijë. Një program, i cili do të mundësojë që në momentin e lindjes deri në moshën 14 vjeç, të kemi një depistim të vazhdueshëm përsa i përket kujdesit ndaj syve, duke bërë kontrollin e parë në shkolla dhe duke referuar të gjitha ato raste të cilat mund të kenë problematika me shikimin, tek mjeku specialist./CNA.al
Sipas shkencëtarëve, përdorimi i cigareve elektronike mund...
Një shishe me uthull molle në frigoriferin tuaj është në f...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e situ...
Shpesh njerëzit me probleme të caktuara fillojnë të pinë d...
Nuk është vetëm dieta dhe ushtrimet fizike, ato që ndi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nëse vuani nga ankthi, ai mund të jetë mjaft dobësues. Ës...
Njerëzit mund të pinë alkool dhe të humbasin peshë, thonë ...
Lënia e pirjes së duhanit mund të jetë e vështirë. Por ta...
Shumë meshkuj do të jenë shumë të njohur me atë se si duke...
Lëkura e zhveshur është vetëm një klikim larg këtyre ditëv...
Seksi efikas është i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë ( pra th...
Shqetësimet për peshën e Adoleshentëve arrijnë kulmin në m...
Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, muajit të n...
Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, muajit të n...
Agjensitë rregullatore amerikane thanë të premten se v...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nëse do të keni fatin të jetoni deri në moshën 80-vjeçare,...
Nutricionistja Diola Dosti ka paralajmëruar për rreziqet e...
Psikoterapisti i njohur David J. Lieberman përshkroi 6 she...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...