COVID-19/ Dyfishohet prania e varianteve të reja në SHBA, Evropa paralajmëron për rritje
Agjensitë rregullatore amerikane thanë të premten se v...

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, është organizuar “Pink-Talk”, një aktivitet i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e Ministres Ogerta Manastirliu, grave që e kanë fituar betejën me kancerin e gjirit, mjekëve, ekspertëve të fushave të ndryshme. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se duke fillur nga data 1 nëntor në kalendarin kombëtar të vaksinimit do të përfshihet kryera e vaksinës HPV.
“Unë jam e gëzuar të them se duke filluar nga data 1 nëntor, ne në Shqipëri, për të parën herë përfshijmë në kalendarin tonë të vaksinimit vaksinën kundër humanpapillomavirusit. Kemi punuar gjatë për të arritur këtu dhe fakti që një vaksinë kaq efektive është dhe ne tashmë kemi mundësi që vajzat tona ti vaksinojmë dhe të garantojmë që deri në 100%, që nuk do t’i prekë kanceri i qafës së mitrës, është një fitore, fitore padyshim e shkencës, por është një fitore e cila ne sjellim në këtë betejë të përditshme kundër sëmundjes dhe pikërisht kundër tumorit të qafës së mitrës”, tha Manastirliu.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, Ministrja Manastirliu tha se falë investimeve në spitalet rajonale por edhe mamografive të lëvizshme, kemi arritur që 20 mijë gra në vit të kryejnë mamografinë falas.
“Me investimet në mamografitë afër vendbanimit, kemi arritur që sot të kryejnë mamografinë rreth 20 mijë gra/vit. Do të mundësojmë gjithashtu në kohë reale që nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm të kemi mundësi që të ecim më shpejt në raport me depistimin e hershëm të grave në grupmoshat +50 vjeç në zonat e thella dhe ato rurale të thella, për të mundësuar që targeti që kemi vendosur në Programin tonë Kombëtar të Depistimit të Hershëm të Kancerit të Gjirit ku synojmë që rreth 50 mijë gra në vit të bëjnë mamografinë, të jetë një objektiv i arritshëm”, tha Manastirliu.
Duke folur për shtirjen e shërbimit në spitalet rajonale, Manastirliu tha: “Ne për këtë vit synojmë që Njësitë e Kemiterapisë t’i shtrijmë në dy spitale. Tashmë e kemi hapur Njësinë e Kemiterapisë së re në Spitalin e Beratit. Brenda këtij viti hapet dhe në Spitalin e Korçës ku është angazhuar dhe mjekja onkologe nëpërmjet sistemit të bonusit për të ofruar shërbim në këtë spital. Na duhet që në organizimin territoriar të planifikimit spitalor të vendosim dhe objektiva strategjikë në raport me shërbimin mbi bazë rajonesh. Spitali Onkologjik bën një punë të lavdërueshme edhe me ngarkesë të plotë. Sigurisht tani ka ardhur koha që këtë dije ta transferojë në spitalet rajonale. Dhe synimi është që modeli i mirë i krijuar në spitalin Onkologjik përsa i përket dhe trajtimit të shërbimit të integruar psiko-social të zhvillohet dhe të organizohet dhe në territor, edhe në spitalet rajonale”.
Duke folur për listën e barnave të rimbursueshme, Manastirliu bëri me dije se buxheti i vitit 2023 do të ketë një rritje përsa u përket barnave falas për sëmundjet kronike dhe ato tumoriale.
“Ne kemi një fond të rimbursimit të barnave i cili planifikohet që edhe për vitin 2023 të rritet duke shkuar në vlerën 11.4 miliard lekë ose 114 milionë euro për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke filluar nga tumoret, tek sëmundjet kardiovaskulare, tek diabeti, tek hipertensioni, tek sëmundjet neurodegjenerative dhe të gjitha si paketë e plotë. Janë më shumë se 410 mijë qytetarë të cilët trajtohen nëpërmjet terapive të mjekimit për sëmundjet kronike nëpërmjet kësaj skeme. Dhe për vitin që vjen rritet mbulimi pikërisht për të synuar jo vetëm aksesin në terapi mjekimi por edhe për të përfshirë terapi inovatore në trajtimin e sëmundjeve kronike, sëmundjeve jo të transmetueshme”, tha Manastirliu./ CNA.al
Agjensitë rregullatore amerikane thanë të premten se v...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nëse do të keni fatin të jetoni deri në moshën 80-vjeçare,...
Nutricionistja Diola Dosti ka paralajmëruar për rreziqet e...
Psikoterapisti i njohur David J. Lieberman përshkroi 6 she...
Mbajtja e një topi të vogël në duar është një nga mën...
Shifrat e të infektuarëve me COVID-19, po ulen dita-di...
Ngrihet Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor. Në Mi...
Në Shqipëri kanceri i gjirit ka një tendencë në rritje. Gj...
Kur duhet të ushtroheni pas ngrënies? Nuk është për t'...
Ne e dimë se vitamina C, ose acidi askorbik siç njihet...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Të qëndrosh në formë nuk është vetëm një çështje spor...
Përfundon investimi për bllokun e ri operator dhe repartin...
Produktet për rregullimin e flokëve mund të rrisin ndj...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Gjiroja ose sufllaqja është një ushqim i shpejtë mjaft i p...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
A ju duket i çuditshëm kombinimi i bananes dhe hudhrës? Në...
Ndërsa plakemi, gjasat tona për të zhvilluar një gjend...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...