A ndihmojnë fibrat në humbjen e peshës?
Sipas dietologes së regjistruar Monique Richard, po. K...

Një studim në shkallë të gjerë i kryer në SHBA zbuloi se ata që e lanë duhanin para moshës 35 vjeç kishin shkallë të ngjashme të vdekshmërisë me ata që nuk kishin pirë kurrë duhan pas një kohe.
Në studim, u zbulua se ata që e lanë duhanin në një moshë më të madhe panë gjithashtu përfitime të konsiderueshme, por shkalla e vdekjes së tyre tejkaloi ata që e lanë para 35-vjeçares.
Për shembull, ata që e lanë duhanin nga mosha 35 deri në 44 vjeç kishin 21 për qind më shumë gjasa të vdisnin nga ndonjë shkak i lidhur me duhanin, si kanceri i mushkërive ose sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që nuk pinë kurrë duhan.
Shkalla e vdekshmërisë në mesin e atyre që e lanë duhanin në moshën 45 deri në 54 vjeç ishin 47 për qind më të larta.
Hulumtimi analizoi të dhënat nga më shumë se 550,000 njerëz që morën pjesë në një seri anketash midis janarit 1997 dhe dhjetorit 2018. Moshat e tyre varionin nga 25 deri në 84 vjeç në momentin e plotësimit të pyetësorëve.
Pjesëmarrësit përfshinin duhanpirësit aktualë, ish-duhanpirësit dhe ata që nuk pinë kurrë duhan. Sipas Indeksit Kombëtar të Vdekjeve, rreth 75,000 nga njerëzit, të dhënat e të cilëve u ekzaminuan, kishin vdekur deri në vitin 2019.
Studiuesit analizuan shkaqet e vdekjes së atyre që humbën jetën dhe ekzaminuan se cilët vazhduan të pinë duhan, cilët e lanë ose nuk e filluan fare.
Artikulli i botuar në revistën shkencore të rishikuar nga kolegët AMA Network Open përfshinte deklaratat e mëposhtme:
Lënia e duhanit, veçanërisht në një moshë të re, u shoqërua me ulje të ndjeshme të vdekshmërisë së tepërt të lidhur me pirjen e vazhdueshme të duhanit.
Studimi arriti në përfundimin se sa më shumë kohë kalonte që kur individët e kishin lënë duhanin, aq më afër normat e vdekjeve të tyre ishin me ato të atyre që nuk pinë duhan.
Nga ana tjetër, ekziston një pikë e theksuar nga studiuesit. Prandaj, gjetjet nuk nënkuptojnë se lënia e duhanit pas moshës 35 vjeçare nuk do të ndryshojë asgjë. Sepse lënia në moshë më të madhe gjithashtu zvogëlon rrezikun e vdekjes .
John P. Pierce, Profesor Emeritus në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, tha se gjetjet mund të inkurajojnë të rinjtë të lënë duhanin.
Pierce, i cili nuk ishte i përfshirë në studim dhe komentoi gjetjet në një punim që shkroi, tha: "Të rinjtë që pinë duhan nuk duhet të mendojnë, 'Nuk kam nevojë ta lë duhanin tani'".
Studimi ofron të dhëna që do t'u mundësojnë atyre të vendosin synime për të lënë duhanin para moshës 35 vjeç./CNA.al
Sipas dietologes së regjistruar Monique Richard, po. K...
Konfirmohen rastet e para me virusin e gripit, teksa 270 m...
Shkencëtarët kinezë kanë njoftuar ditët e fundit zhvillimi...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Historia e Violetës dhe Ylberit është nga ato histori njer...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka treguar s...
Ndonëse shumë ekspertë të shëndetësisë kishin paralajm...
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri së fundmi një ...
Prishja e gjumit të fëmijës ka një mori arsyesh që në ...
Në ditët e sotme, ne kemi qasje të lehtë në substancat...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja...
Tirana mirëpret Forumin e Shëndetit dhe Mirëqenies për...
Me mungesën e medikamenteve merret një numër i madh njerëz...
Dëshironi të dini se si të forconi sistemin tuaj imuni...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vizituar...
Sipas shkencëtarëve, përdorimi i cigareve elektronike mund...
Një shishe me uthull molle në frigoriferin tuaj është në f...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e situ...
Shpesh njerëzit me probleme të caktuara fillojnë të pinë d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...