Normat e diabetit janë dyfishuar në mbarë botën në 30 vjet
Që nga viti 1990 është parë një dyfishim i normës së diabe...

Dhimbja e shpinës është ndër ankesat më tipike që vijnë me kalimin e moshës.
Edhe pse nuk mund të parandalohet gjithmonë, të kuptuarit e shkaqeve mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll shqetësimet.
Por, çfarë fshihet pas shqetësimit, dhe a ka ndonjë gjë që mund të bëni për ta larguar atë? AgroWeb.org ju njeh me përgjigjet më poshtë.
Ekziston një listë problemesh që mund të shkaktojnë dhimbje në shpinë, shumë prej të cilave bëhen më të forta me kalimin e moshës. Disa nga shkaqet më të mundshme janë:
Pas dekadash pune të palodhur, pjesë të shtyllës kurrizore mund të fillojnë të konsumohen.
Kjo ndodh në zona të shumta të saj, duke përfshirë disqet dhe nyjet, të cilat mund të manifestohen me dhimbje shpine.
Nga konsumimi, ka shumë të ngjarë që dhimbja të shfaqet kryesisht në pjesën e poshtme të shpinës. Për shkak se kjo zonë mban pjesën më të madhe të peshës tuaj.
Konsumimi normal që ndodh me kalimin e moshës ndonjëherë mund të krijojë hapësirë për sëmundje kronike të shpinës.
Disa nga shkaktarët më të zakonshëm përfshijnë:
Stenozën spinale, ku palca kurrizore dhe nervat ngjeshen dhe shkaktojnë dhimbje të shpinës, qafës dhe dobësi në krahë ose këmbë.
Spondilolisteza, e cila ndodh kur një rruazë në shtyllën kurrizore pëson zhvendosje.
Artriti, ku kërci në shtyllën kurrizore bëhet i hollë dhe acarohet.
Një problem tjetër që ka më shumë gjasa të shfaqet është osteoporoza, ku kockat bëhen më të dobëta dhe më të brishta. Kjo mund të shkaktojë dhimbje nëse preken kockat në shtyllën kurrizore.
Duke folur për osteoporozën, është e mundur që gjendja të shkaktojë fraktura të vogla të shtyllës kurrizore të quajtura mikrofraktura.
Këto fraktura nuk ndodhin nga një aksident si rrëzimi, por mund të zhvillohen kur kockat në shtyllën kurrizore nuk janë mjaft të forta për të mbajtur peshën tuaj gjatë aktiviteteve të përditshme.
Mikrofrakturat janë lëndimet e shumta që mund t’ju lëndojë shpinën.
Qëndrimi ulur për periudha të gjata mund t’i dobësojë muskujt e shpinës, duke ju bërë të prirur ndaj lëndimeve dhe qëndrimit jokorrekt.
Shtimi në peshë, gjë që bëhet edhe më e zakonshme me kalimin e moshës, mund të shkaktojë tendosje të tepërt në shpinë dhe të çojë në dhimbje.
Trajtimi varet nga shkaku kryesor i dhimbjes. Ndryshimet e stilit të jetesës zakonisht mund të jenë të dobishme, por ndonjëherë mund të nevojiten trajtime të tjera si mjekimi apo edhe kirurgjia.
Të tjera këshilla janë:
-Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj. Mbani shtyllën kurrizore sa më të drejtë të mundeni.
-Jini aktiv, pasi qëndrimi ulur i bën muskujt më të dobët, duke përkeqësuar kështu gjendjen tuaj.
-Përpiquni të bëni aktivitete për forcimin e shpinës dhe fleksibilitetin, si ngritja e peshave ose joga, por kini kujdes që t’i bëni në mënyrë korrekte.
-Aplikoni një krem në zonën ku ndieni dhimbje, i cili është i përshtatshëm për trajtimin e inflamacionit.
-Konsideroni terapinë fizike. Një fizioterapist mund t’ju mësojë ushtrime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes suaj.
-Bisedoni me mjekun tuaj për të marrë medikamente kundër dhimbjeve, që mund të lehtësojnë inflamacionin.
-Injeksionet steroide dhe procedurat invazive mund të ofrojnë lehtësim nëse dhimbjet janë shumë të forta./ AgroWeb
Që nga viti 1990 është parë një dyfishim i normës së diabe...
Problemet e disbalancës hormonale prekin pothuajse 70 – 80...
Nëse ndonjëherë keni përjetuar dhimbje të flokëve, kjo ndj...
Në laboratorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara, shkencëta...
Mbas vakteve të bollshme që përgatisni gjatë javës, pastri...
Të moshuarit që janë të përgjumur gjatë ditës dhe e kanë t...
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se burrat dhe gratë e...
Gështenjat janë ndër më të mirat e sezonit. Të pjekura apo...
Zbutësit e rrobave filluan të përdoreshin masivisht në mes...
Gjysma e popullësisë së rritur të këtij globi gërrhet, diç...
Çaji është një pije prezente me shekuj në tavolinat e shum...
Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën tuaj mund të ofroj...
Ecja është një formë e mrekullueshme dhe e thjeshtë për t’...
Gripi australian arrin në Itali. Vlerësohet se rreth 250,0...
Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mir...
Pak ditë më parë në juglindje u shfaq sëmundja e skabjes, ...
Rigoni është një erëzë shumë e përdorur në kuzhinë dhe shu...
Çaji i mentes radhitet në listën e pijeve më të shëndetshm...
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e ...
Qepa është perimja që konsumohet më shumë në vendin tonë. ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...