Si të Përdorni Rigonin për Shëndetin e Flokëve dhe Thonjëve
Rigoni është një erëzë shumë e përdorur në kuzhinë dhe shu...

Pak ditë më parë në juglindje u shfaq sëmundja e skabjes, e njohur ndryshe si zgjebia, e cila ka prekur tre fëmijë në Pogradec. Momentalisht të tria rastet janë izoluar, por shqetësimi nga ana e familjeve mbetet i lartë për shkak se kjo sëmundje infektive përcillet lehtë te personat që mund të kenë kontakt me të prekurit.
Alvi Naum, epidemiolog pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë, ka treguar situatën aktuale në të cilën janë konstatuar tre fëmijët e prekur. Sipas të dhënave, epidemiologu thotë se dy prej rasteve janë banorë të Korçës dhe një tjetër banor i fshatit Veliternë në Maliq.
"Rastet janë shfaqur në Pogradec, kanë qenë homologët tanë të cilët kanë zbuluar tri raste të skabjes dhe na i kanë referuar. Ata janë banorë të Korçës, por janë zbuluar në qytetin e Pogradecit. Një fëmijë është banues në Veliternë, ndërsa dy të tjerët janë banues të qytetit të Korçës. Sipas protokolleve të sëmundjeve infektive, shërbimi i epidemiologjisë ka marrë masat e duhura. Janë lajmëruar mjekët e familjes për ndjekjen e rastit, një ekip është shpërndarë brenda qytetit dhe një tjetër në Veliternë, pranë familjeve për të parë kushtet e higjienës sanitare dhe kushtet e jetesës së atyre fëmijëve."
Sipas epidemiologut, rastet janë sporadike dhe nuk ka vend për alarm, ndërsa po merren të gjitha masat për të kontrolluar kopshtet dhe shkollat në qytete dhe fshatra.
"Çdo gjë është në rregull, mbeten raste sporadike. Ndërkohë që 4 grupe nga shërbimi i epidemiologjisë janë organizuar në NjVKShK, po bëjnë krehjen e zonës në kopshte dhe shkolla, për të kapur rastet, ku deri tani nuk kemi pasur asnjë."
Alvi Naum përcjell në këtë situatë këshillën e mjekëve të cilët bëjnë thirrje që në rast konstatimi të skuqjes së lëkurës apo kruarjeve të forta, t'i drejtohen mjekut specialist për të parë nëse kanë të bëjnë me sëmundjen e skabjes.
"Rastet e evidentuara janë në izolim duke marrë mjekimin nga mjeku specialist dhe deri në shërim të plotë do të rrinë në izolim. Mjekët japin këshilla që në momentin që ka shenja të tipit skuqje e lëkurës, kruarje të forta, duhet patjetër të shkojnë te mjeku specialist për të zbuluar nëse është skabje apo diçka tjetër."
Të tria rastet e konstatuara nga mjekët specialistë janë izoluar në banesat e tyre prej disa ditësh tashmë, ndërsa nga kontrollet e kryera kjo sëmundje ngjitëse jep shenja nga 4 deri në 7 ditë te personat që mund t'u jetë përcjellë nga të prekurit. Epidemiologu theksoi se nuk kemi të bëjmë me një vatër dhe situata mbetet normale me rastet të cilat janë drejt shërimit të plotë./ CNA
Rigoni është një erëzë shumë e përdorur në kuzhinë dhe shu...
Çaji i mentes radhitet në listën e pijeve më të shëndetshm...
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e ...
Qepa është perimja që konsumohet më shumë në vendin tonë. ...
Disa njerëz nuk e durojnë dot të ftohtin, dhe nuk ndih...
Përthithja më e mirë e antibiotikëve ndonjëherë mbetet pen...
Disa njerëz nuk e durojnë dot të ftohtin, dhe nuk ndihen m...
Stomatologjia digjitale ka sjellë një revolucion në mënyrë...
Osteoporoza të bën të mendosh për një sëmundje të rrallë. ...
Ka filluar sezoni i ftohjeve, ku hundët rrjedhin vazhdimis...
Rafti i ngrirjes në frigoriferin tuaj mund të kthehet në v...
Bananet janë një frut i njohur dhe shumë i konsumuar, ...
Ushqimi është miku kryesor i organizmit tuaj. Po kaq i r...
Ekspertët paralajmërojnë praninë e një lidhje të fortë mes...
Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë një sh...
Ne mund të jetojë disa javë pa ushqim, disa ditë pa ujë, p...
Vaji i Kastorit vjen nga farat e bimës Ricinus communis që...
Ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet...
Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancer...
Ditët në vjeshtë nisin të shkurtohen dhe rrezet e diellit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...