Si të përdorni kamomilin për një gjumë pa gërhitje
Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë b...

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se lija e majmunit, pavarësisht nëse është lloji i ri apo i vjetër, nuk është COVID-i i ri, pasi autoritetet dinë të kontrollojnë përhapjen e tij.
"Ne mund dhe duhet ta trajtojmë këtë sëmundje së bashku", tha Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, në një konferencë për shtypin.
"Pra, a do të vendosim të ngremë sisteme për të kontrolluar dhe eliminuar linë e majmunit globalisht, apo do të përballemi me një cikël tjetër paniku dhe neglizhence? Mënyra se si do të përgjigjemi tani dhe në vitet në vijim, do të jetë një provë kritike për Evropën dhe botën", shtoi ai.
Lija e majmunit është një infeksion viral që shkakton puçrra me qelb dhe ka simptoma të ngjashme me gripin. Infeksioni zakonisht është i lehtë, por mund të shaktojë edhe vdekjen.
Varianti 'clade 1b' ka shkaktuar shqetësim global sepse duket se përhapet më lehtë.
Një rast i këtij varianti u konfirmua javën e kaluar në Suedi dhe u lidh me një përhapje në rritje të virusit në Afrikë, rasti i parë i përhapjes së tij jashtë kontinentit. OBSH-ja e shpalli shpërthimin e fundit të sëmundjes një emergjencë të shëndetit publik që përbën shqetësim ndërkombëtar pasi u identifikua varianti i ri.
Zoti Kluge tha se vëmendja e përqëndruar tek lloji i ri 'clade 1' do të ndihmojë gjithashtu në luftën kundër variantit më pak të rëndë 'clade 2' që është përhapur globalisht që nga viti 2022. Kjo i ka mundësuar Evropës të përmirësojë reagimin e saj përmes këshillave dhe mbikëqyrjes më të mirë shëndetësore.
Rreth 100 raste të reja të llojit 'clade 2' të lisë së majmunit janë raportuar çdo muaj në rajonin evropian, shtoi zoti Kluge.
Sëmundja transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, ndryshe nga pandemitë e mëparshme globale si ai i COVID-it, nuk ka asnjë provë që lija e majmunit përhapet lehtësisht përmes ajrit.
Autoritetet shëndetësore duhet të jenë në gjëndje gatishmërie në rast se ka variante të reja, të cilat barten më lehtë nga një person tek tjetri ose që ndryshojnë rrugën e tyre të transmetimit, por nuk ka rekomandime që njerëzit të mbajnë maska, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic./ Voa
Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë b...
Një klasë e re e antibiotikëve, “macrolones”, prek bak...
Shija dhe aroma e kanellës është një kënaqësi e paharruesh...
Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar të dhëna të rë...
Vitamina C është një mikronutrient thelbësor për jetën...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e ma...
Thonjtë janë një ndër pjesët më delikate dhe të brisht...
Njeriu krijon zakone të përditshme. Kjo zgjedhje mund...
Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se m...
Rastet e kancerit dhe vdekjet tek meshkujt pritet të r...
Vetitë janë të shumta, duke nisur nga problemet me lëk...
Uthulla e mollës përdoret për shumë qëllime të ndryshme sh...
Përdorimi i marijuanës çdo ditë për vite me radhë mund...
Veshkat janë përgjegjëse për eliminimin e mineraleve të nd...
Megjithëse mjekësia ka përparuar me hapa gjigandë, fat...
Uji me limon në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ...
Gusha është një pjesë e trupit që kërkon kujdes të vaz...
Prej disa javësh, përveç vendeve të Evropës dhe rajoni...
Lojërat Olimpike janë kulmi i karrierës së një atleti. Çfa...
Menopauza është një përvojë pothuajse universale për grat...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...