Vuani nga infeksioni në veshka?/ Ja se si mund ta luftoni
Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të pë...

Shegët shqiptare dhe frutat vendase të pyllit janë një zgjedhje e shkëlqyer për organizmin.
Kjo vlen për vetë faktin se këto fruta të tokave shqiptare janë natyralisht të pasura me sheqerna natyralë, vitamina dhe minerale.
Shegët dhe boronicat në veçanti përmbajnë fitoushqyes siç janë polifenolët, flavonolët dhe anthocianinë, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm.
Këta të fundit shfarosin radikalet e lira të cilat sulmojnë qelizat dhe çelin rrugën e shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme kronike.
Shegët dhe boronicat janë plot me vitamina, por kjo nuk është e vetmja arsye përse të dyja mund të përgatiten si lëng. E mira e të mirave është se shija e këtyre frutave përputhet dhe intensifikohet ndjeshëm.
Një racion me lëng 100 për qind boronice dhe shege është e barasvlershme me pesë racione në ditë me fruta dhe perime.
Për fat të mirë ky lëng mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi dhe në këtë mënyrë ju do të keni plotësuar nevojën ditore për fruta dhe perime.
Kjo nuk është e vetmja arsye përse ju duhet ta konsumoni këtë lëng. Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se ky lëng është i shumë pasur me vlera shëndetësore.
Ushqyesit
Lëngu i shegës dhe boronicës është një burim i shkëlqyer antioksidantësh, vitamine C dhe K.
Lëngu i shegës është një burim i mirë i acidit folik dhe bakrit, ndërsa lëngu i boronicës është një burim i mirë i manganit.
Kombinimi i këtyre dy lëngjeve sjell shumë përfitime në një gotë.
Megjithatë, duhet të dini që shumica e lëngjeve të frutave që blini në treg kanë lëng molle ose rrushi shtesë që synon të zbusë aromën e fortë dhe karakteristike.
Shtesa të tilla minimizojnë nivelet e vitaminave në përmbajtje të lëngut përveç vitaminës C.
Përfitimet
Antioksidantët në këtë lëng përmirësojnë kujtesën, luftojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe shmangin disa lloje problemesh tumorale. Një studim tregoi se njerëzit që pinin lëng boronice ishin ndjeshëm më të mirë në ushtrimet që masin nivelin e kujtesës apo të të mësuarit.
Ekspertët e AgroWeb.org shprehen se lëngu i shegës arrin të përmirësojë profilin e lipideve dhe të ulë kolesterolin.
Ndërkohë studimet e tjera kanë treguar se boronicat janë të pasura me përbërës që luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës.
Si të bëni lëngun e boronicave dhe shegës në shtëpi
Përbërësit
2 gota me kokrra shege
1 gotë me boronica
Udhëzimet
Shtrydhini kokrrat sipas renditjes së mësipërme. Përziejeni lëngun dhe konsumojeni menjëherë. Me këtë sasi frutash përfitohen 1-2 gota lëng.
Në rastin e shegëve, pastrojini kokrrat nga shtresa e bardhë e cila e bën shijen më të hidhur.
Për ta hapur shegën çajeni atë në pjesën fundore dhe në pjesën e sipërme.
Më pas bëni 6 prerje të vogla dhe hapeni frutin me duar.
Përdorni doreza dhe përparëse sepse lëngu i shegës lë njolla. Për të shmangur këtë, ju mund ta hapni shegën edhe në një tas me ujë.
Kokrrat do të bien në fund, ndërsa shtresa e bardhë do të ngrihet në sipërfaqe. Kullojeni ujin dhe shtrydhini kokrrat./AgroWeb.org
Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të pë...
Kortizonet janë hormonet që prodhohen nga gjëndrat mbi...
Penicilina është një nga antibiotikët e parë dhe më të...
Postmenopauza është një term për të përshkruar kohën pas k...
Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut dhe ...
Dhimbja e shpinës është një problem mjaft i përhapur. Rrez...
Fjala “Xanthelasma palpebramund” u referohet gjëndrave të ...
Alergjitë janë shumë të përhapura dhe mund të prekin një n...
Limoni është përdorur prej kohësh për trajtimin e diabetit...
Dhimbjet e barkut janë ndër komplikacionet shëndetësore më...
Molla jeshile është një nga llojet më të njohura dhe të ko...
Aspirina, e njohur gjithashtu si acid acetilsalicilik, ësh...
Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon siste...
Çaji jeshil është një nga pijet më të njohura që kcnsumohe...
Depresioni është cilësuar si një “plagë” e shekullit t...
Ekspertët e shëndetit mund të mos bien dakord për vlerat d...
Si qendra e kontrollit të trupit, truri është përgjegj...
Karbohidratet janë një grup i rëndësishëm i ushqimit n...
Problemet me hormone janë nga ato gjendje të cilat trupi i...
Hudhra është një burim natyral i shumë ushqyesve të do...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...