Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat/ Sa raste janë konfirmuar me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...

Ju e ndieni që në momentin që dilni jashtë apo hapni dritaret: Në fillim, fyti ju acarohet dhe më pas nisin t’ju lotojnë sytë. Disa minuta më vonë, filloni të teshtini. Të nesërmen zgjoheni me një mori simptomash - rrjedhje hundësh, kruarje të syve dhe dhimbje koke sinusale.
Për disa, alergjitë ndodhin në pranverë, kur shtohet sasia e polenit që qarkullon në ajër. Të tjerët kanë më shumë probleme në vjeshtë, kur nisin të lulëzojnë ambroziat. Ka të tjerë që vuajnë nga alergjitë gjatë gjithë vitit. Por çfarë i shkakton saktësisht ato? Çfarë ndodh në sistemin imunitar të trupit tonë, që shkakton një reagim kaq të fortë?
Alergjitë sezonale dhe ato ushqimore
Është e rëndësishme të theksohet se alergjenët aktivizojnë sistemin imunitar në mënyra të ndryshme. Karolin Sokol, mjeke alergologe në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit dhe asistent/profesore në Shkollën Mjekësore të Univesitetit të Harvardit, SHBA, thotë se alergjenët më të zakonshëm janë elementë të tillë si poleni dhe zbokthi i kafshëve shtëpiake.
Por astma dhe alergjitë ushqimore mund të shkaktojnë të njëjtën përgjigje të sistemit imunitar, i quajtur edhe si reaksioni i mbindjeshmërisë i Tipit 1. Ajo ndodh kur imunoglobulina e antitrupave E (IgE) ngarkohet në bazofile dhe qelizat mast, që janë qelizat e sistemit imunitar që e modulojnë përgjigjen tonë inflamatore.
Kur IgE ekspozohet ndaj alergjenëve të mundshëm, ajo aktivizon këto qeliza që reagojnë duke hedhur jashtë granula që shkaktojnë një përgjigje të lokalizuar. “Këto granula janë plot me elementë të tillë si histaminat që hapen dhe na detyrojnë të teshtijmë, kollitemi, pësojmë ënjte në fytyrë apo prekemi nga urtikariet”- thotë Sokol.
Alergjitë e lëkurës
Këto lloj alergjish nuk aktivizojnë IgE apo një përgjigje të antitrupave. Ato aktivizojnë qelizat T kur trupi ndeshet me atë që duket të jetë një alergjen. Qelizat T janë një shumëllojshmëri e qelizave të bardha të gjakut, që rriten në palcën e kockave dhe që maturohen në Timus.
Ato janë eksperte për t’u përballur me çfarëdolloj bakteri apo virusi, për të cilin që ata mendojnë se është një pushtues. Alergjitë e lëkurës janë një shembull i mirë. Reagimi i lëkurës ndaj një alergjeni nuk shkaktohet nga vetë alergjeni, por nga sistemi imunitar që përpiqet të shkatërrojë alergjenin (dhe çdo gjë pas tij).
“Qelizat T hyjnë në lëkurë në vendin e ekspozimit dhe sulmojnë çdo qelizë, që duket sikur ka qenë në kontakt me alergjenin”- thotë Sokol. E njëjta gjë vlen edhe për alergjitë ndaj metaleve. Ju mund ta keni përjetuar edhe vetë një gjë të tillë, ndoshta nga unaza e lirë që patët blerë në treg, siç shihet nga lëkura e zbardhur që ka mbetur pas.
Këto reagime shkaktohen shpesh nga nikeli. “Mbindjeshmëria ndaj nikelit ndodh kur lëkura jonë fillon të reagojë ndaj nikelit që del nga bizhuteritë e lira”- thotë Sokol. Sistemi imunitar e sheh alergjenin dhe reagon në të njëjtën mënyrë si ndaj një bime helmuese. Por ka ende shumë që gjëra që nuk dimë mbi këtë gjë.
Shoku anafilaktik
Kjo gjendje shkakton shpesh simptoma të rrezikshme, dhe në disa raste, ato mund të jetë vdekjeprurëse. Sipas Sokol, anafilaksia aktivizohet nga IgE, por edhe alergjenët e tjerë të zakonshëm. Reagimi i saj nuk është i lokalizuar. Ajo mund të pushtojë të gjithë trupin, duke ngushtuar rrugët e frymëmarrjes.
Kjo gjë e vështirëson frymëmarrjen, ul presionin e gjakut, shkakton skuqje dhe të vjella. “Alergjeni lëviz sistematikisht në të gjithë trupin, duke aktivizuar mjaftueshëm qeliza për të shkaktuar një reagim të gjithë trupit, gjë që e nxit trupin të vetë-shkatërrohet”- thotë Sokol. Megjithatë, ekspertja shton se ka shumë gjëra që ne nuk i dimë ende se çfarë e shkakton anafilaksinë. Po ashtu ka të ngjarë që një përgjigje alergjike në pjesë të caktuara të trupit, mund të lëvizë sistematikisht si rezultat i sistemit nervor, i cili nga ana tjetër shkakton një përgjigje në të gjithë trupin.
S’ka dyshim se sistemi imunitar është një grupim kompleks organesh, të dizenjuara në mënyrë të përsosur për të mbrojtur trupin nga pushtuesit e jashtëm. Por në përpjekje për të vulosur dyert tij, ai sulmon ndonjëherë veten, duke shkaktuar një sërë simptomash të rënda. Ndërsa pasojat janë më shpesh jo serioze, në disa raste ato mund të jenë vdekjeprurëse. Dhe studiuesit nuk e kanë kuptuar plotësisht arsyen pse ndodh kjo./ Përshtatur nga CNA.al
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Hulumtimet e fundit sugjerojnë se mungesa e gjumit mund të...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka zbuluar ...
Një nga 9 personat që paraqiten në spitalin rajonal të Shk...
Testi i ri i gjakut që u prezantua në një kongres të Shoqa...
“Mëngjesi nuk është për ëmbëlsira”. Kjo fjali, e shqip...
Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur situatën pandemi...
Në fundin e viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990, prindë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Interneti është plot me këshilla se si mund të përshpejton...
A keni pyetur gjithashtu se cila është një formulë e mirë ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Në kuadër të Tetorit Rozë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mb...
Sipas hulumtimit, dy të tretat prej nesh kanë përjetuar të...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Në ceremoninë e çeljes së Spitalit “Zoja e Këshillit të Mi...
Dhimbja kronike, një proces sëmundjesh që është aq komplek...
Kupa juaj e mëngjesit po ju bën më shumë sesa t'ju japë e...
Dhimbjet e kokës në mëngjes kanë një sërë arsyesh. Një nga...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...