web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhjetori ofron festë në Shkodër

29 Dhjetor 2024, 14:38, Qyteti im CNA

Dhjetori ofron festë në Shkodër

Shkodra është shndërruar në një kryefjalë të festimeve në prag të ndërrimit të viteve, duke tërhequr vizitorë të shumtë që shijojnë atmosferën e veçantë.

Qytetarët nga Shkodra, por edhe turistët dhe vizitorët, thonë se Shkodra duket e mrekullueshme këto ditë, dhe atmosfera është e veçantë.

“Nga Tirana. Më pëlqen atmosfera, njerëzit, cdo gjë. Dicka ndryshe, normalisht ndihet shpirti i festave për Krishtlindje dhe Vit të Ri”, është shprehur një prej tyre.

 “Mblidhen njerëzit, dalin xhiro, ia kalojmë bukur.”

“Atmosferë të bukur kanë krijuar”

“Na behet qefi. Njerëzit e mi kanë ardhur nga Greqia”

“Kemi ardhur nga Greqia.Kemi pas nevoj për këto kushte, gja ma të bukur nuk ka. Ne vijmë shpesh, por si këtë herë nuk ka”

“Emri im është Brian Fitzgerald dhe jam nga Happy Valley, Oregon, SHBA. Kam qenë në Shqipëri për më shumë se një muaj dhe kam udhëtuar kudo, dhe Shkodra është qyteti im i preferuar deri tani, prandaj kam vendosur të transferohem këtu. Jam një veteran i ushtrisë dhe e adhuroj këtë qytet. Ky është panairi i Krishtlindjeve më i mrekullueshëm që kam parë ndonjëherë. Ne kemi disa ngjarje të shkëlqyera me tematikë Krishtlindjesh në Shtetet e Bashkuara, por asgjë si kjo. Kjo është vërtetë e pabesueshme, disa njerëz janë të mrekullueshëm, janë të ngrohtë dhe të sjellshëm, dhe unë jam thjesht i bekuar që jam në këtë qytet dhe jam këtu në këtë ambient. Prandaj, falenderoj të gjithë këtu dhe inkurajoj çdo person që të vijë dhe të vizitojë. Është e mrekullueshme këtu.”

"Atmosferë e bukur. Çdo gjë mu duk mirë. Ka lezet me atmosferë, rini, kallabllëk. Shkodra e ka traditë, është vend i kulturës”.

Këto janë vetëm disa nga komentet e turistëve dhe vendasve në lidhje me atmosferën festive në Shkodër.

Renato Lumci, drejtor i turizmit në Bashkinë Shkodër thekson se, sipas kontakteve të Bashkisë Shkodër me strukturat hoteliere, akomoduese dhe restorantet, rezervimet për natën e ndërrimit të viteve janë thuajse të mbyllura, duke treguar një interes të madh për këtë destinacion.

“Të gjithë e dime që Shkodra është kryefjalë për atmosferën e fundvitit. Tashmë po vjen fundi i vitit dhe ka arritue kulmin. Në bashkëpunim me operatorët turistik, hotele, restorante në komunikimin e përditshëm që ne kemi me to ata na thonë se ka një kërkesë të shtuat sidomos nga krishtlindja deri në fund të vitit. Rezervimet thuajjse jane të mbyllura, pjesa më e madhe janë shqiptarë, por ka edhe shqiptarë nga Kosova. Por ka edhe te huaj që kanë ardhur në Shkodrër për të kaluar festat e fundvitit. Këtë vit Shkodra është më mirë se vjet, pra është kryefjala e gjithë Shqipërisë për atmosferën e krijuar edhe nga koncertet e shumta në shesh por edhe bashkepunimin e mirë që kanë patur operatorët turistik njëri me tjetrin. Përvecse në qender, operatorët janë munduar në të gjithë Shkodren të ofrojnë përvec produkteve autentike edhe muzikë live në cdo restorant. Pra kudo ka dicka që turistët apo vendasit mund të gjejnë për të kaluar në bukur në Shkodër”, është shprehur ai.

Ndriçimet festive, muzika dhe pjesëmarrja e artistëve të njohur në vend dhe aktivitetet e shumta kanë shndërruar këtë hapësirë publike në një pikë tërheqëse për të gjithë grupmoshat.

Stendat e ndryshme, shtëpizat festive, lojërat për fëmijë dhe programet kulturore kanë bërë që i gjithë muaji dhjetor të jetë festë për gjithë qytetin./ CNA





Lajmet e fundit nga