web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bukuri N’Sheldi”, magjia e fshehur mes malesh

22 Dhjetor 2024, 21:08, Qyteti im CNA

“Bukuri N’Sheldi”, magjia e fshehur mes malesh

 “Përshnetje si jeni, ca doni me hanger apo me pi. Me hanger bajme peshk, mish, byrek, djath me boronice, djath me arra, djath me mjalt. Byrekut i hedhim spinak,e zijm edhe e bajme krejt mire”

-Jori Jaku, i vogli i shtëpisë, është vetëm 4 vjeç por është i pari  i stafit që pret klientët në restorantin e të atit duke mahnitur çdo vizitor.

”Bukuri n’Sheldi” këtë fundvit mbush 2 vite nga çelja e tij në zonën e Sheldisë. Fshat i njësisë adiministrative Gur i zi, 15 km larg qendres së qytetit të Shkodrës. Mateo tregon se si lindi idea për të investuar në këtë zonë dhe emir “Bukuri n’Sheldi”

 “Idea ka qene thjesht për të investuar, me ba një restorant që me ndihmu edhe zonën, banorët me shit djathin, qumështin e produktet e tjera. Sepse si zonë Sheldija është marrë vetëm me duhan.Por ngaqë është zonë jo shumë malore kemi menduar që të shfrytëzohët edhe për produkte të tjera përvec duhanit. Emri “Bukuri n”Sheldi” éshtë një fjalë e vjeter që është përdorur gjithmonë sepse është zonë e bukur dhe për ta krahsuar thonin si Bukuri n”Sheldi. Restoranti jonë ofron mishin, peshkun e liqenit bejmë byrek, lakrorin që ka qënë traditë e nënave tona. Produkte bio me gatim tradicional. Vizitorët më së shumti janë nga Shkodra sepse e njohin zonën dhe vijnë për të vizituar zonën. Këtë vit ka patur edhe të huaj. E hëna është pushim tek ne. Stafi nuk pushon por kjo ditë shërben për të mbledhur produktet në fshat për ti shërbyer më pas gjatë javes. Disa i prodhojmë edhe vetë por të tjerët i prodhojmë. Prandaj idea ishte ti punësojmë njerëzir në forma të tjera. Jam marr me kushinë edhe më herët në lokale të tjera por tani punoj tek biznesi im. Synim për vitin e ardhshëm është zgjerimi mbi liqen dhe ofrimin e lundrimit. Po ashtu synojmë të hapim edhe bujtina. Idenë time ia kam shprehur priftit të zonës dhe e ka pëlqyer. Sepse synin ishte mbajtja në vendlinde e rinisë. Turistët nese vizitojnë “Bukuri n”Shëldij” krahas ushqimeve bio gjejnë edhe ecjen në natyrë, lundrimin mbi liqen, pamjen fantastike, ajrin e pastër.”

Në kuzhinë Mateo tregon se cdo produkt është i zonës, që nga mishi, peshku dhe deri tek erezat e marketit që i ka zëvëndësuar me sherbelen, trumzën apo boronicën.

 “Jemi duke bërë kërpurdhat. Janë bio të zonës.E mbledhim në zonë kërpurdhat, sherbelën, boronicën, trunzën. Janë këto që përdorim në gatim sepse unë nuk marr asnjë erzë nga markti cdo gatim e bëj më produktet e mbledhura. I preferuar është edhe byreku e lakrori i bërë si dikur edhe perat e bëra vetë nga ne. Djathrat po ashtu i miksojmë me boronicë, sherbele, mjalt.Mishi është i zonës e gatuajmë dhe kërkohët. Gatimi më i vështirë që duhet treguar kujdes është peshku. Gatuajmë troftën e liqenit dhe jemi munduar ta servirim ndryshe me trumzë, hudhër e sherbelë. Unë vetë kam mësuar çdo gjë në vite duke eksploruar e duke gatuar.Idea është se sot është e vështirë për të gjetur gjëra natyrale, ndaj edhe klientët kur e shohin që është vërtet bio rikthehën sërish. Ka pas arhdur një turist I huaj mbaj mend dhe pasi konsumoi drekën kur po ikte mori një fik nga pema. Ai nisi të qantë e kur e pieta se cfarë kishte, tha është hera e parë në jetën time që këpus dicka nga pema me dorën time. Sot ka njerëz që mendojnë se cdp gjë prodhohët në market,.. në fakt duhet të deinë se produktëet shijohën më shumë kur janë natyrale dhe pa asnjë hile”

Sëbashku me Matëon udhëtojmë drejt fshatit aty ku ai mbledh produktet që i duhen për gatimet e tij..

“Jemi tek një nga banorët e lagjes tonë ku unë marr djathin. Janë 2 familarë të moshuar por që ende djathin e bëjnë si dikur në shtëpi.”

I moshuari na tregon se si prodhon qumështin e djathin të cilët më pas i shet tek Mateo. Për të fakti se dikush në zonë grumbullon prodhimet është ndihmë e madhe.

 “Mjeli lopët, e vloj qumështin. Më pas I hedhi pak nga hirra që kam ruajtur nga djathi I mëparshëm dhe bëhët tharm. Më pas qumështi me tharmin hidhet në një kusi e zihët djath. Nuk hedhi asgjë përvecse ushqim në mal për lopët dhe jonxh në shtëpi. Asgjë tjetër. Na ndihmon shumë që na  merr produktet sepse ne jemi të moshuar dhe nuk mund të shkoj në Shkodër për t'i shitur."

Mateo thotë se djathi i lopës është i preferuar sëbashku me atë të deles e dhive.

 “Është I preferuar djathi i lopës, përdorim dhe djath dele e dhie. Preferoj ti marr me kilogram dhe janë gjithsej 7 shtëpi në të cilat unë marr djath. Pastaj marr mishin, qingja kryesisht."

Stacioni i fundit janë bletët. Mjalti në “Bukuri n’Sheldi” përdoret për shumë gatime por edhe servirje në mëngjes me petulla apo djath me arra e mjalt.

 “Jemi tek një fermer tjetër këtu ku unë marr mjaltin” mjaltin e përdori shumë në kuzhinë për shumë gatime por edhe servirje në mëngjes me petulla apo djath me arra e mjalt. “

 Krahas mishit, peshkut, byrekut dhe antipastave tradicionale, Mateo sëbashku me magjinë që ofron flladi I liqenit server buk-fikën receten e së cilës e ruan me fanatizëm, por shijën e shpërndanë më të gjithë. Për cdokënd që dëshiron ajrin e pastër, ecjet në natyrë, bukuritë e mahnitshme të maleve e liqenit sëbashku me gatimet tradicionale me produkte bio kanë vetëm një destinacion “Bukuri n’Sheldi”./CNA

https://www.instagram.com/reel/DD5PgcSKqqM/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loadin





Lajmet e fundit nga