web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Zgjedhjet kishin një sërë defektesh"/ Hispan: Edhe pse jeni mazhorancë e madhe, opozita duhet të ketë zërin e saj

21 Tetor 2025, 11:13, Politikë CNA

"Zgjedhjet kishin një sërë defektesh"/ Hispan: Edhe pse

Presidenti i Këshillit për Zgjedhje Demokratike në KiE, Pablo Hispan, në fjalën e tij në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias", tha se zgjedhjet e 11 majit 2025 kanë qenë me probleme.

Hispan deklaroi se opozita duhet të jetë pjesë e diskutimeve për Reformën Zgjedhore, edhe pse Shqipëria ka një mazhorancë të madhe.

Pablo Hispan tha se ndryshimet e deritanishme janë bërë për llogari të interesave partiake dhe jo për të bërë realisht ndryshime.

"Në pikëpamjen tonë ndryshimet e shpeshta janë drejtuar nga strategjitë e partive më shumë sesa për përmirësimet e mundshme.

Disa prej ndryshimeve janë në kontradiktë me programin e transparencës për të cilin është rënë dakord. Reforma zgjedhore duhet bërë edhe në kuadër të diskutimeve të mëdha, stabiliteti i sistemit zgjedhor është shumë i rëndësishëm për të garantuar investimin te procesi zgjedhor kështu që edhe rezultatet e zgjedhjeve të jenë të pranuara.

Ka disa çësthje të cilat ne i kemi ndarë me qeverinë, reformat kushtetuese dhe zgjedhore.

Edhe pse keni një mazhorancë të madhe, opozita duhet të ketë zërin e vet në të gjitha këto reforma. Çështjet kryesore të demokracisë duhet të jenë që reforma duhet bërë së bashku, gjithashtu duhet të ketë dialog midis partive. Ne mendojmë se ndryshimet gjithëpërfshirëse që duhen bërë vendi do të shkojë edhe më shumë drejt demokracisë.

Vëzhgimet e Asamblesë Parlamentare dhe opinionet e Venecias janë shumë të rëndësishme, kanë theksuar se legjislacioni për zgjedhjet në Shqipëri është i përshtatshëm, por duhet parë nëse zbatohet si duhet me besimin e duhur. Më shumë sesa përpunimi i procedurave reforma zgjedhore duhet të fokusohet te sigurimi që dispozitat ligjore të zbatohen", deklaroi Hispan.

Hispan deklaroi se reforma zgjedhore duhet të adresojë një sërë problematikash:

"Reforma zgjedhore duhet të trajtojë të gjitha ato mungesa dhe të hapet diskutimi për sistemin zgjedhor.

Së dyti, reforma zgjedhore duhet të garantojë që legjislacioni zgjedhor të zbatohet në përputhje edhe me frymën e ligjit.

Këto dy drejtime janë shumë të rëndësishme sepse kjo s’ka të bëjë me ato çfarë nxirren nga vëzhguesit e zgjedhjeve që të ketë fokusin te zgjedhjet.

Duhet shmangur politizimi i komisioneve. Ne po ndjekim nga afër situatën politike në Shqipëri dhe ashtu si në të gjitha vendet po përballet me probleme, prandaj duhet të forcohen masat demokratike, institucionet e pavarura, transparenca, llogaridhënia, duhet të forcohen Komisionet Zgjedhore dhe mendoj se këto komisione të zgjedhura të jenë të pavarura, por të zgjedhura në mënyrë partizane.

Delegacioni ynë ka konstatuar se zgjedhjet kanë pasur një sërë defektesh.

Duhen ndaluar intimidimet e burimeve njerëzore të administratës. Duhet bërë vlerësimi i proceseve zgjedhore.

Duhet ndarë roli i shtetit dhe duhet rritur kapaciteti i institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

KiE ka hartuar modelet për të rritur efikasitetin e administratës zgjedhore, ju ftoj t’u përmbaheni rekomandimeve", tha Hispan./CNA

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga