"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...

Kandidati opozitar për Bashkinë e Vlorës, Gjergj Nika në një opinion të tijin në rrjetet sociale thotë se, zgjedhjet e pjesshme vendore po nxjerrin lakuriq një të vërtetë që sipas tij demokratët duhet ta pranojnë pa iluzione që kreu i PD Sali Berisha nuk ka dashur kurrë një PD të fortë, të hapur dhe të bashkuar por një PD të nënshtruar, të varur nga vullneti i tij, një opozitë që nuk ngrihet për të fituar, por për të justifikuar humbjet e tij.
Sipas Nikës, Berisha vazhdon të investojë në një opozitë të rreme, të kontrolluar dhe të nënshtruar, me qëllimin e vetëm për të mbajtur peng demokratët, për të ruajtur ndikimin personal dhe për të shërbyer si garanci e stabilitetit politik të Edi Ramës.
Ai thekson se në vend që të mbështesë kandidatë me integritet, me eksperiencë politike, profesionale dhe me peshë morale, Berisha po përzgjedh figura qesharake e groteske, shpesh të ardhura nga e majta, pa biografi politike, madje edhe me të kaluar të dyshimtë.
Sipas tij, në Vlorë, ku dikur PD kishte një bazë të fortë dhe një potencial real për ringritje, Berisha ka vendosur të mbështesë individ që as vetë demokratët, nuk e duan, nuk e njohin dhe as nuk do ta mbështesin, ngaqë për të, vitet e fundit garat zgjedhore janë farsë.
Opinioni i Gjergj Nikës
Berisha asnjëherë nuk ka dashur një PD të fortë, të hapur e të bashkuar, por një PD dhe opozitë të nënshtruar.
Zgjedhjet e pjesshme vendore po e nxjerrin lakuriq një të vërtetë që demokratët duhet ta pranojnë pa iluzione: Sali Berisha nuk ka dashur kurrë një PD të fortë, të hapur e të bashkuar. Ai ka dashur vetëm një PD të nënshtruar, të varur nga vullneti i tij, një opozitë që nuk ngrihet për të fituar, por për të justifikuar humbjet e tij. Prandaj ai vazhdon të investojë në një opozitë të rreme, të kontrolluar dhe të nënshtruar, me qëllimin e vetëm për të mbajtur peng demokratët, për të ruajtur ndikimin personal dhe për të shërbyer si garanci e stabilitetit politik të Edi Ramës.
Në vend që të mbështesë kandidatë me integritet, me eksperiencë politike, profesionale dhe me peshë morale, Berisha po "përzgjedh" figura qesharake e groteske, shpesh të ardhura nga e majta, pa biografi politike, madje edhe me të kaluar të dyshimtë.
Kjo nuk është rastësi!
Në Vlorë, ku dikur PD kishte një bazë të fortë dhe një potencial real për ringritje, Berisha ka vendosur të “mbështesë” individ që as vetë demokratët, nuk e duan, nuk e njohin dhe as nuk do ta mbështesin, ngaqë për të, vitet e fundit garat zgjedhore janë farsë.
Një farsë e menduar mirë për të shmangur çdo kur të humbasë dhe për të ruajtur kontrollin absolut mbi një opozitë të dobët e të përçarë.
Ky është modeli politik i Berishës prej vitesh: një opozitë që nuk lufton për pushtet, por për mbijetesën e liderit të vet; një PD që nuk shërben si alternativë, por si peng i llogarive të vjetra, dosjeve të hapura dhe pazareve nën dorë. Në çdo garë zgjedhore të viteve të fundit, Berisha ka ditur të humbasë me stil, jo nga paaftësi, por nga strategji.
Ngaqë një opozitë e fortë do ta nxirrte jashtë loje, ndërsa një opozitë e kontrolluar e mban në qendër të vëmendjes dhe i garanton vazhdimësinë e pazareve politike.
Humbja e PD-së i shërben vetëm një njeriu: Sali Berishës. Ai nuk do pushtet për demokratët, por për veten. Nuk do fitore për Shqipërinë, por për të ruajtur imunitetin politik dhe ekonomik që i siguron roli i "liderit historik". Prandaj, zgjedhjet e pjesshme janë vetëm një tjetër akt në një shfaqje të gjatë ku humb opozita, fitojnë pazaret dhe forcohet pushteti i Edi Ramës.
Edhe këto zgjedhje, si ato të 11 majit janë të shitura. Kurrën e kurrës PD nuk mund të mbështesë një kandidat të majtë. Një kandidat që në vitin 2021-2023 i aderuar si anëtar të PSD, ka qenë te LSI te PS, e në fund ka qenë dhe këshilltar i Prefektit të Vlorës. Unë kuptoj qartë që këto zgjedhje të shitura me qëllim për t’i vënë një kandidat të dobët, që diferenca të dalë e madhe.
Demokratët duhet ta kuptojnë se një opozitë që mbështet kandidatë pa dinjitet e pa identitet, që i shërben një lideri të korruptuar dhe jo kauzës së lirisë, nuk është opozitë e vërtetë. Është një instrument për t’i shitur zgjedhjet në tavolinë dhe për të mbajtur gjallë një sistem të kalbur.
Sa kohë që opozita mbahet peng nga Berisha, çdo votë për “Berishën opozitar” është votë për Ramën në pushtet!
T’i kthejmë shpinën këtij modeli të vjetër, të shkëputemi nga pengmarrja e Berishës dhe të ndërtojmë një opozitë të re, të sinqertë, të bashkuar dhe me vizion europian. Vetëm kështu PD mund të rikthehet si forca që shqiptarët dikur e besuan për të sjellë ndryshimin.
Dhe, meqënëse “lideri historik” më quajti të vënë nga Basha dhe pa lidhje me PD, po i përgjigjem: Unë kam qenë, jam e do të jem demokrat! Ndryshe nga ata që udhëheqja e PD mbështet duke vazhduar marrëveshjen e 11 majit!
Ndaj i ftoj të gjithë qytetarët e paangazhuar, opozitarët e sinqertë, demokratët e vërtetë, dhe të majtët e zhgënjyer të më bashkohen në këtë përpjekje për ta kthyer Vlorën në një qytet që i përket qytetarëve, jo klientelës politike./ CNA
Ermal Hasimja ka folur për kandidimin e tij për Bashkinë e...
Ermal Hasimja një nga kandidatët e propozuar për të kandid...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka denoncuar se drejtorë t...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali komentoi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe sot pamje nga aksioni ...
Olsi Komici, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Nism...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka akuzua...
Përfaqësuesi i Posaçëm i Komisionit të Venecias, Gianni Bu...
Gazetari Mentor Kikia kritikoi sot gjendjen e Kuvendit të ...
I pranishëm në Konferencën "30 vite partneritet dhe progre...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në konferencën “...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë Konferencës "30 v...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në çelje të Konferencës...
Në Komisionin e Ligjeve gjatë raportimit të Komisioneres p...
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, tha...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ambientet e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, gjatë rap...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...