Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”.
Në fjalën e mbajtur, kryeministri vlerësoi rolin e Komisionit të Venecias në historinë e demokracisë shqiptare. Rama deklaroi se Komisioni i Venecias ka kontribut të paçmuar në dy momente kyçe për Shqipërinë, i pari është Kushtetuta e shteti demokratik shqiptar dhe momenti i dytë kontributi për reformën në drejtësi.
Duke u ndalur te procesi i vetingut, kryeministri u shpreh se pa Komisionin e Venecias, do të ishte e pamundur që Shqipëria të ndërmerrte një proces të tillë, pasi kishte kundërshti dhe në rrethet ndërkombëtare.
Partneriteti i Shqipërisë me Komisionin e Venecias, për Ramën është i pazëvendësueshmë dhe do të vijojë.
Në fjalën e tij, kryeminsitri tha se sot shenjohen e+dhe 30 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës.
“Simbolikisht mund të thuhet se misioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti. Kanë lindur në të njëjtën kohë, në vitin 1990. Demokracia shqiptare si një ëndërr e shumëndërruar që më në fund pa të hapur shtegun e saj. Historia e zhvillimit demokratik në Shqipëri ngushtësisht është e lidhur me influencën e Komisionit të Venecias, që në një vend si Shqipëria në vazhdimësi kanë pasur nevojën e asistencës së Venecias. Sot Komisioni i Venecias ndër të tjera ka në bilancin e vet dhe kontributin e paçmuar dhe për Kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar atë të vitit ’98. Ka në bilancin e vet dhe një sërë ndërhyrjesh kur opinioni i Venecias ka luajtur rol vendimtar. Ka dy kontribute kyçe në historinë e demokracisë shqiptare, kontributet për Kodin Zgjedhor dhe nga ana tjetër kontributin historik për reformën më të vështirë që ka bërë Shqipëria, atë në drejtësi. Komisioni ka qenë një bashkudhëtar i pandarë, një rrëfyes i matur dhe një autoritet që na ka ndihmuar të orientohemi gjatë gjithë kohës. Pa kontributin e tij do të kishte qenë e pamundur që Shqipëria të ndërmerrte procesin e vetingut, kyç për reformën në drejtësi. Proces që deri në momentin e opinionit të Komisionit të Venecias kishte jo pak kundërshti në rrethet ndërkombëtare.
Sot nuk është vetëm 35-vjetori i Komisionit të Venecias që në festojnë në Shqipëri. Është dhe një përvjetor tjetër që ka një përkim, është 30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës.
Nëse për një moment do të hiqnim KiE dhe Komisionin e Venecias nga panorama e zhvillimit të këtyre 30 viteve, kupton thellësinë e rëndësisë së këtyre dy përvjetorëve për demokracinë e Shqipërisë.
Komisioni i Venecias është një partner i pazëvendësueshmë dhe i heshtur i Shqipërisë, që do të vazhdojë të jetë një pikë referimi për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë më mirë, në momentet e dilemave në reformat e ndryshimeve”, tha Rama.
Në fjalën e mbajtur, një falënderim të veçantë Rama e pati për përfaqësuesin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, për të cilin tha se ka pasur një durim të jashtëzakonshëm me shqiptarët.
“Falënderim për Gianni Buquicchio për durimin e jashtëzakonshëm që ka pasur dhe tregon se sa shumë nevojë ka për durim kur ke të bësh me ne shqiptarët”, tha Rama./CNA
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë Konferencës "30 v...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në çelje të Konferencës...
Në Komisionin e Ligjeve gjatë raportimit të Komisioneres p...
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, tha...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ambientet e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, gjatë rap...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë rap...
Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera S...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të hënë pamje nga puni...
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrton k...
Dita e hënë pritet të jetë e ngarkuar për shkak të raporti...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri është shprehur sot se p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi sot ...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka akuzuar sot Partinë S...
Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj deklaroi...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të diel një vizitë...
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot qeverinë se po m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...