Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së/ Zbardhen diskutimet mes Ramës dhe deputetëve
Të mërkurën, në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur gru...

Ditën e djeshme, grupi parlametar i PD-së mbajti një mbledhje, ku pati diskutime në lidhje me aksionin opozitar.
Deputeti Gazment Bardhi kërkoi që kolegët të mos lejojnë zhvillimin e një seance plenare normale derisa të merren parasysh kërkesat e tyre për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizmin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdojë të rrezojë kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit të anëtareve të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodhur kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë vënë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet të kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë”, deklaroi Bardhi.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një tjetër propozim.
Berisha deklaroi se duhet dërguar një letër publike ndërkombëtarëve, për t’i vënë në dijeni për trajtimin e kërkesave të opozitës.
Gjithashtu, kryedemokrati sugjeroi që të mblidhen bashkë me partitë aleate të PD-së ku të diskutohet mbi situatën.
“Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe t'ua shpërndajmë kancelarive, ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, se çfarë po ndodh me opozitën. Më pas duhet të mbledhim partitë aleate, ku mund të diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato”, tha ai, ndërkohë që kërkoi që bojkoti të hiqet nga agjenda e opozitës.
“Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë nëpër këmbë opozitën, siç ndodhi në seancën e fundit parlamentare”, nënvizoi Berisha./ CNA
Të mërkurën, në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur gru...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet so...
Gjatë konferencës së përbashkët me Bajram Begajn, pres...
Në konferencën me presidentin kroat, Bajram Begaj dëno...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përshëndetur d...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka parë me s...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë, Be...
Këtë të martë u raportua se SPAK i ka dërguar porosi “...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili mbërriti dit...
Këtë të martë u kremtua në Repartin e Zall Herrit 25-vjeto...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një deklaratë pa...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes me deputetët ...
Të martën, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Gr...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Samiti i Tir...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh i prerë se...
Në konferencën e përbashkët me presidentin francez, Em...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi në konfere...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh në konfere...
Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presid...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...