
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qëndrimit të këtij të fundit për Kosovën.
Berisha shprehet se Rama u gëzua shumë kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se vendi i tij do të bllokojë vizat për Kosovën.
Ai shton më tej se përshendetja e Vuçiçit për këtë deklaratë të Macron, e heroizoi edhe më shumë Kurtin në sytë e shqiptarëve si viktimë e kurtheve të Tiranës dhe Beogradit.
Reagimi i plotë:
Gëzimi i të ligut është ligësia e tij! Kurti i mori Ramës Samitin, por edhe vizitën e Presidentit Macron.
Miq, caktimi i Tiranës si kryeqyteti ku do mbahej Samiti i BE për nismën e Berlinit ishte ngjarja e cila që në fillim i ktheu Edi Ramës gëzimin në ligësi. Me urdhër të padronit të tij ai nisi menjëherë veprimet të gjitha antishqiptare madje edhe dy ditë para mbledhjes së Samitit vetëm e vetëm që Kurti të sanksionohej nga BE dhe të mos pranohej në Samit, ose ai vetë për shkak të provokimeve të ulta të Ramës të refuzonte ardhjen në Tiranë. Të gjitha këto si kusht për ardhjen e padroni të Ramës, Vuçiç në Samit. Por sipas një ligji të pashkruar që thotë se të ligut gëzimi i kthehet në ligësi edhe Ramës gezimi i Samitit se do të dërmonte Kurtin ju kthye në ligësi. Në fakt Kurti jo vetëm erdhi dhe mori vetë vëmendje mediatike disa herë më të madhe se Rama. Me praninë e tij në samit ai i la Ramës lajmin refuzimit të pjatës së baltës me portretin e tij që Rama kishte përgatitur dhuratë te personalizuar për pjesëmarresit si në sulltantatet e largeta të globit kurse vetë me sfiden që i bëri me ardhjen duke e shumzuar me zero Ramën dhe me takimet politike të nivelit më të lartë që pati e komentet e panumërta rreth tij e errësoi fatalisht të ligun e Samitit. Ndaj dhe Ramës gëzimi për Samitin se do të asgjesonte Kurtin për llogari të Beogradit i mbeti thjesht një ligësi.
E njëjta gjë ndodhi edhe me vizitën e parë të Presidentit të Francës Emanuel Macron në Shqipëri.
Pas lajmit që kjo ishte vizita e parë e një Presidenti francez në Shqiperi lajmi i dytë më i rëndësishëm i vizitës ishte drithërimi nga gëzimi i Edi Ramës nga deklarata e Presidentit Macron se vendi i tij do bllokonte vizat për Kosovën, sipas disave kurse sipas të tjerëve deklarata nuk ishte e tillë. Por gëzimi i papërmbajtur i Ramës nga kjo dhe përshendetja e Vuçiçit nga Kina e kësaj deklarate e heroizoi edhe më shumë Kurtin në sytë e shqiptarëve si viktimë e kurtheve të Tiranës dhe Beogradit. Kështu kryeministri i Kosovës u bë përsëri personazh kryesor në këtë vizitë në media pa qenë fare i pranishëm duke kthyer Ramës përsëri gëzimin e vizitës në ligësi dhe vello turpi para kombit shqiptar./CNA
Gjatë konferencës së përbashkët me Bajram Begajn, pres...
Në konferencën me presidentin kroat, Bajram Begaj dëno...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përshëndetur d...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka parë me s...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë, Be...
Këtë të martë u raportua se SPAK i ka dërguar porosi “...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili mbërriti dit...
Këtë të martë u kremtua në Repartin e Zall Herrit 25-vjeto...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një deklaratë pa...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes me deputetët ...
Të martën, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Gr...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Samiti i Tir...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh i prerë se...
Në konferencën e përbashkët me presidentin francez, Em...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi në konfere...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh në konfere...
Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presid...
Mëngjesin e sotëm janë nënshkruar disa marrëveshje mes Shq...
Mëngjesin e sotëm janë nënshkruar disa marrëveshje mes ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...