Public Square: Inteligjenca Parashikuese - dallga që po vjen
Ditmir Bushati e çel podcastin “Public Square” me një disk...

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot mbi vizitën e tij zyrtare në Izrael, në nisje të episodit të ri të podcast-it të tij “Flasim”.
Rama tha se gjatë kësaj vizitë mbizotëroi një vlerësim i madh për Shqipërinë, në një kujtesë për rolin historik në ndihmën e hebrenjve.
Sipas kryeministrit, takimet e shumta në Izrael i hapin rrugën një sërë hapave të reja në bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Këtë javë isha në Izrael, i ftuar nderi në seancën plenare të Parlamentit të Izraelit, Knesset, një nder që bëhet rrallë dhe që mbart një peshë të jashtëzakonshme politike dhe historike, në këndvështrimin e ligjvënësve të atij vendi.
Në Jeruzalem, ishte Shqipëria që u vendos në piedestalin e respektit dhe përtej emocionit të madh personal, akoma edhe më i fortë ishte një emocion kombëtar, sepse ajo ftesë ishte një vlerësim i madh për Shqipërinë, për historinë e saj dhe për mënyrën se si gjyshërit tanë ditën të sillen kur historia vuri në provë njerëzimin dhe për natyrisht atë që Shqipëria është sot në arenën ndërkombëtare.
Fjala ime në Knesset ishte fjala e një populli në fakt, që nuk dorëzoi askënd dikur dhe që sot, nga zemra e Izraelit, mundi të flasë me qartësi për dinjitet njerëzor, për kujtesë paqeje dhe për përgjegjësi në një botë të trazuar, ku feja duhet të jetë melhem dhe jo helm mes popujve dhe në gjirin e popujve.
Në Izrael, ne hodhëm edhe një hap konkret drejt së ardhmes me themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite, një instrument i ri bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen e përbashkët.
Kjo vizitë në thellësine e vet kishte një përmbajtje të atillë që i shërben, jo vetëm arsyeve pse u bë, por i shërben edhe të nesërmes, si një gur themeli për të ecur së bashku si një rrugë, ku ka plot arsye të paktën për ne nga ana jonë që t’i referohemi Izraelit, si një vend me zhvillim të jashtëzakonshëm, si një vend me ekspertizë të jashtëzakonshme, si një vend me realitete të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë, në fushën e bujqësisë, në fushën e sigurisë padiskutim dhe për të gjitha këto arsye unë jam vërtet krenar për atë që u bë në javën që lamë pas”,-u shpreh Rama./CNA
Ditmir Bushati e çel podcastin “Public Square” me një disk...
Ditmir Bushati dhe amerikano-shqiptari Donald Leka, zhvill...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti demokrat, Edi Paloka deklaroi sot se qëllimi krye...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi s...
Deputeti demokrat, Xhelal Mziu akuzoi sot kryeministrin Ed...
Deputeti demokrat, Luan Baçi u shpreh sot lidhur me protes...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zbuluar se protesta e radhë...
Adriatik Lapaj, njeriu që premtoi dhe doli duke rrahur gjo...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas debatit t...
Gjatë një takimi me fermerët në Divjakë, kryeministri Edi ...
Raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka sh...
Raportuesi i PE për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka kriti...
Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...
Në një bisedë në emisionin "Të Paekspozuarit" me Sekretari...
Qeveria shqiptare ka miratuar Planin e veprimit të Schenge...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ngriti sot pikëpy...
Politologu Afrim Krasniqi tha sot se parlamenti shqiptar n...
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka treguar sonte në emis...
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka theksuar se krye...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...