Bushati-Leka në ‘Public Square’: Inteligjenca Artificiale, me ndikim në lojtarët gjeostrategjikë të botës
Ditmir Bushati dhe amerikano-shqiptari Donald Leka, zhvill...

Ditmir Bushati e çel podcastin “Public Square” me një diskutim që shkon përtej inteligjencës artificiale si trend teknologjik, duke u ndalur te inteligjenca parashikuese dhe ndikimi i saj real në vendimmarrjen politike, ekonomike dhe shoqërore. I ftuari i episodit të parë është Donald Leka, themelues i Jumptuit Group, me patentë në Inteligjencë Artificiale dhe Blockchain.
Sipas Lekës, “Inteligjenca Artificiale është një term ombrellë”, ndërsa fokusi i viteve të fundit tek Modelet e Mëdha të Gjuhëve ka nxjerrë në pah kufizime thelbësore: “ato nuk kanë lidhje direkte me botën fizike, nuk përballojnë mirë situatat e reja dhe përplasen me kompleksitetin e realitetit”.
Viti 2025, thekson ai, shënon një tranzicion të rëndësishëm drejt modeleve që mbështeten në të dhëna reale dhe jo vetëm në informacion tekstual.
Lufta në Ukrainë përfaqëson, sipas Lekës, një pikë kthese për inteligjencën parashikuese. “Llogaritë për efikasitetin e sanksioneve ndaj Rusisë ishin të gabuara”, thotë ai, duke kujtuar se parashikimet për rënie të PBB-së ruse deri në 15% nuk u realizuan. Ky rast tregon nevojën për analiza të bazuara në të dhëna nga terreni: sensorë tokësorë, satelitorë, ajrorë, flukse energjetike, zinxhirë furnizimi dhe sinjale ekonomike.
Duke folur për rreziqet e IA-së, Leka thekson se “rreziku i super-inteligjencës është një ide e gabuar”, ndërsa problemi real lidhet me keqkuptimin dhe keqorientimin e investimeve. Si shembull ilustrues ai përmend Microsoft, i cili investoi rreth 14 miliardë dollarë në OpenAI, ndërsa përdorimi real i Copilot mbeti minimal.
“Rreziku më i madh sot është se njerëzit nuk e kuptojnë çfarë është realisht Inteligjenca Artificiale”, nënvizon ai.
Në fund, Leka ndalet te Shqipëria, duke theksuar potencialin e saj: “Ju keni studentë të shkëlqyer, rini që flet anglisht dhe një bazë ligjore të përafruar me BE-në”.
Sipas tij, sfida kryesore është krijimi i urave mes arsimit dhe tregut të punës, në mënyrë që talenti të qëndrojë në vend dhe Shqipëria të kthehet në një qendër zhvillimi për teknologjitë e reja në rajon. /CNA
Ditmir Bushati dhe amerikano-shqiptari Donald Leka, zhvill...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti demokrat, Edi Paloka deklaroi sot se qëllimi krye...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi s...
Deputeti demokrat, Xhelal Mziu akuzoi sot kryeministrin Ed...
Deputeti demokrat, Luan Baçi u shpreh sot lidhur me protes...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zbuluar se protesta e radhë...
Adriatik Lapaj, njeriu që premtoi dhe doli duke rrahur gjo...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas debatit t...
Gjatë një takimi me fermerët në Divjakë, kryeministri Edi ...
Raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka sh...
Raportuesi i PE për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka kriti...
Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...
Në një bisedë në emisionin "Të Paekspozuarit" me Sekretari...
Qeveria shqiptare ka miratuar Planin e veprimit të Schenge...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ngriti sot pikëpy...
Politologu Afrim Krasniqi tha sot se parlamenti shqiptar n...
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka treguar sonte në emis...
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka theksuar se krye...
Politikani Dashmir Shehi ndau sot qëndrimin e tij kritik l...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...