Veliaj, me të njëjtin refren/ “Hedh vrer” ndaj opozitës për protestat
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në çdo takim që...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nxjerrë në një dalje mediatike mikun e tij, Lulzim Basha.
Miqësia tashmë është e zbuluar. Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër kryebashkiakut, as për arrestimin e drejtorëve të dosjes “5D”, as për inceneratorët, por përkundrazi është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Veliajt.
Sot, në një dalje televizive, në një nga mediat e paguara nga inceneratorët, Lulzim Basha ka folur me gjuhën e Erion Veliajt.
Për më tepër, ka shkuar edhe më tej duke thënë se protestat te Bashkia e Tiranës janë bërë me leje, me qëllim për të marrë vulën.
“Protesta te bashkia është sy shkelja ndaj Belinda Ballukut, që vazhdo me atë që ka caktuar Rama më 11 qershor. E di gjithë Tirana, është syshkelje. Bashkëjetesa Rama-Berisha nuk është vetëm vula, është amnistia. Po vjen 1 korriku ku është reforma zgjedhore. Synimi i pazarit është shkatërrimi i SPAK-ut, çimentimi i tranzicionit për 30 vite të ardhshme. Për fat të keq të tyre nuk do ta lëmë Shqipërinë në dorën e tyre. Do ofrojmë alternativë. Protestat janë një formë, kur janë të sinqerta. Pse nuk shkojnë të protestojnë te Belinda Balluku, ARRSH po bën kërdi. I di gjithë Tirana lidhjet e Ballukut me krimin. Siç e dinë shqiptarët dhe demokratët kjo është një protestë me leje, bëj protestën më jep vulën”, tha ai.

Se si mund të kërkohej vula te Bashkia e Tiranës dhe përse demokratët nuk duhet të protestojnë te një bashki, ku drejtorët janë kapur hajdutë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, këtë e kupton vetëm Lulzim Basha.
Duket qartë se përveçse një bashkëpunëtor i kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha është kthyer në një instrument të keqpërdorur të Erion Veliajt. Nuk ka bërë asnjë protestë apo qëndrim publik kundër kryebashkiakut të Tiranës, apo edhe vetë kryeministrit Rama, por del dhe flet sikur vjen nga hëna, sikur nuk shikon se çfarë ndodh. Ai shfaqet dhe zhduket sipas interesave politike korruptive dhe klienteliste të momentit.
Basha mbajti për gati 3 vite peng vulën dhe logon e PD-së, tani ka mbetur vetëm, pasi po e braktisin edhe deputetët. Shpresa e tij e fundit është Erion Veliaj, por ky i fundit duket se i ka ditët e numëruara dhe nga ana tjetër, Basha bëhet si mbrojtësi i tij i vetëm.
Mbrojtjen që sot Basha i ka bërë Erion Veliajt në mediat e paguara nga inceneratorët, nuk ka guxuar t’ja bëjë as Edi Rama. Edhe vetë Erion Veliaj nuk ka guxuar t’ja bëjë vetes atë mbrojtje që ia ka bërë Luli, nuk ka guxuar të thojë që protesta është për të marrë vulën.

Qartazi, sot u kuptua se Lulzim Bashës i kanë rënë gradat edhe më shumë. Sa kishte vulën mund të ishte një pazar me Ramën, ndërsa tani e kanë kaluar çirak tek Erion Veliaj.
Ky është shërbimi që i bën sot dhe diversioni politik për benefitet e tij dhe për të qëndruar në politikë.
Që të besonim Lulzim Bashën, normalisht do të donim ta shikonim në një protestë para Kryeministrisë, do të donim ta shikonim në një protestë para Kuvendit, do të donim ta shikonim në një protestë para Bashkisë së Tiranës, ose para institucioneve.
Në fakt, Lulzim Basha nuk bën as protesta, as opozitë, por tenton të bëjë diversion, për të marrë shpërblimin e radhës nga kryebashkiaku i Tiranës, të cilin e ka epror të komanduar nga kryeministri Edi Rama./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në çdo takim që...
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, në një...
Gjykata e Apelit njohu disa ditë më parë ish-kryeminis...
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëp...
Koordinatori Rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balli...
Qeveria britanike së fundmi ka lënë në fuqi vendimin p...
Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryemi...
Ashtu siç ka paralajmëruar edhe CNA, edhe gazetarja Kl...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, teksa foli gjatë n...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi dek...
Avokati Genc Gjokutaj dhe anëtari i kryesisë së PD-së ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngritur akuza të for...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Londë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, nga Njësia 7, ka vijuar me...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zbul...
Lulzim Basha është hedhur në sulm ndaj ish-kryeministr...
Një ditë më parë, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...