Në kërkim të protagonizmit politik/ Pas foltores së PD-së, Lapaj vendoset para Kryeministrisë
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i shoqëruar nga mi...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë për të caktuar masa sigurie për 5 zyrtarë të bashkisë Tiranë dhe 3 përfaqësues subjektesh.
Në postimin e tij, Këlliçi shprehet se drejtorët hajdutë në bashkinë Tiranë vijojnë të ndjekin modelin sipas tij të ngritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Deputeti shton më tej se ngjarja e Kombinatit është rasti kur çdo tragjedi kthehet në një mundësi për të zhvatur qytetarët. Këlliçi shprehet se ajo të cilën ai e quan “banda e Ben Malokut” mori atë që meritonte.
Postimi i plotë:
Veliaj iku, por jo edhe modeli i tij 5D!
Lukunia e drejtorëve hajdutë në Bashkinë Tiranë duket se nuk ka fund. Nën modelin e ngritur nga Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, çdo tragjedi njerëzore kthehet në mundësi për të zhvatur qytetarët.
I tillë është rasti në Kombinat, ku me justifikimin e dëmeve nga tërmeti u ngrit në këmbë një sistem i tërë hajdut për të vlerësuar pallatet si të pabanueshëm dhe për t’i hapur rrugë lejeve të ndërtimit drejt klientëve të tyre.
Sigurisht, e gjithë kjo mbi kurrizin e banorëve të cilët e gjenin veten në dhunën e shtetit, zhvendosjen dhe shpronësimin e padrejtë.
Gjej rastin të përgëzoj qytetarët e Kombinatit dhe Grupin për Mbrojtjen e Kombinatit (GMK) të cilët e kundërshtuan me forcë diktimin arbitrar dhe futjen brutale të duarve qeveritare në xhepat e tyre, në shtëpitë e tyre.
Qëndresa juaj është shembull se si pushtetit të korruptuar i duhen prerë duart, para se të shkelë çdo të drejtë njerëzore e kushtetuese.
Sa për bandën e sotme, Ben Maloku, një prej yjeve të ekipit hajdut të Bashkisë Tiranë dhe i denoncuar prej meje në mënyrë permanente për më shumë se dy vite, mori atë që meritonte. Vjedhja e votave qytetarëve të Zall Herrit dhe jo vetëm, është një krim që nuk do të amnistohet kurrë.
Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masa sigurie për 5 zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues subjektesh. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në lidhje me procesin e shembjes së pallateve në zonën e Kombinatit pas tërmetit të vitit 2019.
Emrat e zyrtarëve për të cilët Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masa arresti janë: Aurel Boriçi, Eleana Guçe, Aurel Çuko, Rexhina Rakipi dhe Sokol Qehajaj.
Ndërsa tre përfaqësuesit e subjekteve për të cilët është kërkuar masë sigurie janë: Aleksandra Mahmutllari, Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi. /CNA
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i shoqëruar nga mi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar mbrëmjen e s...
Avokatja Adriana Kalaja në një dalje televizive ka folur p...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të...
Elis Halili ka paraqitur dorëheqjen nga posti i nënkryetar...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka bërë ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e tij zyrt...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në platformën "X"...
Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, akuzoi sot mazhorancën...
Ardian Muka i PD-së dega Durrës i është përgjigjur publiki...
Mazhoranca duket e painteresuar të zgjedhë Avokatin e ...
Kryedemokrati Sali Berisha ndau një koment teksa këtë të m...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot te si...
Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sot akuza të shumta n...
Avokati i Popullit është bërë mollë sherri në Komisionin e...
Besim Ndregjoni, një prej emrave të propozuar nga Partia D...
Sot në Komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me kan...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka shfrytëzuar kohën gj...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi akuza se qeveria e d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...