web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha akuzon Ramën: Përdor amnistinë fiskale për t’u bërë nder karteleve dhe parave të drogës

9 Dhjetor 2025, 12:52, Politikë CNA

Berisha akuzon Ramën: Përdor amnistinë fiskale për t’u

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sot akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama, që e cilësoi si zëdhënësin kryesor në Europë të njërit prej karteleve të drogës.

Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se përmes paketës së tij “Për paqen fiskale”, Rama ka ndihmuar kartelet shqiptare dhe të huaja, që përdorin paratë e drogës si lavatriçe në disa fusha investimi.

"Edi Rama, zëdhënës kryesor në Europë i njërit prej karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Me të ashtuquajturën ‘paqe fiskale’ ka sanksionuar amnistinë për paratë e drogës, jo vetëm për kompanitë shqiptare, por edhe atyre në Amerikën Latine. SHBA-ja, BE-ja dhe të tjera e kundërshtuan në mënyrë të pandërprerë para 12 vitesh, ndërasa Rama e votoi. Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro, shefi i narkoshtetit të parë e të vetëm në Europë, u bën karteleve të drogës dhe ortakëve të tyre. PD, deputetët e saj, kanë mbajtur qëndrime të prera kundër kësaj përpjekjeje, me amendamente shumë të qarta, por nuk janë marrë parasysh asnjë prej tyre nga mazhoranca. Për PD-në është një mundësi ligjore për pastrimin e parave nga klanet e drogës dhe krimit, për evazionin e mëtejshëm fiskal, për shmangien e të dhënave kundër shtetit dhe riskun e madh të pastrimit të parave, si është ndërtimi, 'lavatriçja' më e madhe në Europë. Në këtë ligj ka mungesë të plotë të transparencës publike dhe për biznesmenët e ndershëm”,-tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga