Gara për Avokatin e Popullit/ Ulsi Manja bën publike firmat që kanë mbledhur kandidatët
Sot në Komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me kan...

Besim Ndregjoni, një prej emrave të propozuar nga Partia Demokratike për postin e Avokatit të Popullit, ka akuzuar dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, se po zhvillojnë një “lojë të turpshme” në prapaskenë.
Drejtuesi i Unionit të Ish-të Përndjekurve Politikë i bëri thirrje kreut të PD-së, Sali Berisha, të vendosë hapur “nëse është me antikomunistët apo jo”.
“Si përfaqësues i 40% të popullit shqiptar, i drejtohem PD-së dhe PS-së: t’ju vijë turp, sepse po bëni një lojë të turpshme për Avokatin e Popullit. Pas 30 vitesh del kandidat një antikomunist dhe ju bëni lojën e Kim Filmit të viteve '50, kur dënoheshin shqiptarët antikomunistë nga agjentura antishqiptare. Historia po përsëritet. Dy partitë kryesore kanë urrejtje për antikomunizmin dhe duan që Avokatin e Popullit mos ta kenë antikomunistët, por ‘shërbëtorët, langaraqët, lapangjozët’ e ideologjisë komuniste. Ne nuk kërkojmë poste e tituj; titujt i kemi larë me gjak. I bëj thirrje doktor Berishës: sot është dita të vendosësh a je me antikomunizmin apo me komunizmin. Koha është të tregoni veten”, tha Ndregjoni.
Ndregjoni akuzon se PD dhe PS po punojnë fshehurazi për të çuar drejt zgjedhjes kandidaturën e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.
“Që nga muaji shkurt i vitit 2025 deri në mbylljen e sesionit në korrik, PD ka unifikuar emrin tim si kandidat për Avokat të Popullit. Nga informacionet që kemi, rezulton se është përcaktuar kështu. PD ka të drejtë të çojë vetëm një kandidat, sepse ka 50 deputetë – jo dy emra, që kërkojnë 56 firma. Nga burime të sigurta marrim vesh se PD dhe mazhoranca po bëjnë një lojë. Kanë pranuar që gjashtë kandidaturat e firmosura nga deputetët e PD-së, mes tyre edhe atë të Endri Shabanit, kryetar i Partisë Komuniste, të kalojnë për votim. Ky është turp, shkelje ligji. Ne, antikomunistët, nuk kërkojmë lëmoshë; përfaqësojmë 40% të popullsisë. Parlamenti në korrik 2025 më hoqi të drejtën për t’u zgjedhur, si në ‘lojën e Kim Filmit’ kundër kandidatit antikomunist. I plotësoj të gjitha kriteret dhe nuk kam shkelur asnjë ligj. Avokati i Popullit ka status Presidenti, jo të Gjykatës së Lartë, dhe mosha nuk përmendet askund në Kushtetutë”, deklaroi ai.
Ai iu drejtua sërish me një thirrje PD-së:
“Berisha duhet të qëndrojë siç qëndroi në korrik. Nëse jo, PD e ka shitur kandidaturën e Avokatit të Popullit dhe po tradhton shtresën që e voton prej 35 vitesh. PD duhet të çojë vetëm një emër. Mazhoranca kërkon të diktojë se kë do të propozojë PD – ky është turp kombëtar. Në vitin 2011, kur u zgjodh Igli Totozani, PS e propozoi dhe PD e votoi pa rezervë. Sot PS kërkon marrëveshje që të zgjedhë Avokatin e Popullit vetëm sipas dëshirës së saj. Këto janë skandale të ligjvënësve që nuk turpërohen.”
Ndregjoni shtoi se ai përfaqëson “gjakun e 6 mijë të zhdukurve, 37 mijë të burgosurve dhe 300 fëmijëve të Tepelenës që humbën jetën”, ndërsa theksoi se Shqipëria është “i vetmi vend në botë që nuk ka dënuar me ligj krimet e komunizmit, nuk ka bërë ligj të drejtë për pronarët dhe nuk ka garantuar të drejtat e atyre që s’kanë mundësi të përfaqësohen.”
Deklaratat Ndregjoni i dha nga Malësia e Madhe, gjatë një aktiviteti me ish-të përndjekurit politikë, në prag të seancës parlamentare ku pritet të vendosen kandidaturat për Avokat të Popullit./ CNA
Sot në Komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me kan...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka shfrytëzuar kohën gj...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi akuza se qeveria e d...
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni G...
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni G...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje nga mbj...
Mashtruesi i dënuar për kallëzim të rremë, i njohur ndrysh...
Kjo e martë është një ditë e ngarkuar për Kuvendin, që mbl...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill ka folur mbrëmje...
Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill k...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotme l...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur mbrë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në e...
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reag...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryemi...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë fjalën në foltoren...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka bërë ...
Deputeti i PD-së, Igli Cara ka mbajtur fjalën e tij në fol...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...