web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vlora nuk gjen qetësi/ Dorëhiqet nënkryetari i bashkisë

9 Dhjetor 2025, 17:46, Politikë CNA

Vlora nuk gjen qetësi/ Dorëhiqet nënkryetari i bashkisë

Elis Halili ka paraqitur dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. 

Pas konfirmimit të Brunilda Mersinit si kryetare bashkie në zgjedhjet e fundit, Halili ka vendosur të tërhiqet nga funksioni që mbante.

Gjatë dy muajve të fundit ai kishte ushtruar edhe detyrën e kryebashkiakut të komanduar, pas largimit të Ermal Dredhës.

Dorëheqja e tij vjen në vijim të një periudhe turbulente në Bashkinë Vlorë, ku pak para largimit të Dredhës u shënuan një sërë dorëheqjesh të drejtorëve, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama./CNA





Lajmet e fundit nga