Ardian Muka i përgjigjet publikisht Salianjit: Do të mbahesh mend si njeriu që goditi me shkop demokratët
Ardian Muka i PD-së dega Durrës i është përgjigjur publiki...

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, akuzoi sot mazhorancën se po e kthen në farsë procesin e firmosjes për kandidaturat që garojnë për detyrën e Avokatit të Popullit.
Në fjalën e tij nga selia e PD-së, Strazimiri theksoi se asnjë deputet i PD-së nuk ka firmosur propozim për kandidaturë, për të shmangur lojërat e pazaret e ndyra.
“Partia Socialiste votoi sot në Komisionin e Ligjeve për të rrëmbyer procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit duke e kthyer në një farsë, duke mashtruar brutalisht, në falsifikim të fakteve dhe vullneteve publike, të deputetëve të Kuvendit, të paraqitura edhe zyrtarisht,
1. Propozimi i kandidaturave, ligjërisht fillon me 17 nëntor.
Asnjë deputet i PD-së nuk ka firmosur propozim për kandidaturë.
2. Firmat për të mbështetur kandidatin që të dëgjohet para Komisionit të Ligjeve, nuk mund të shfrytëzohen si ‘propozim për kandidim’
3. Për të shmangur lojërat e pazaret e ndyra, Partia Demokratike ka njoftuar me datë 2 dhjetor, Kuvendin e Shqipërisë, me firmën e secilit prej deputetëve të saj, që çdo firmë e paraqitur si ‘propozim kandidati’ nuk është e nuk duhet konsideruar as e tillë e as e vlefshme.
Pretendimi se komunikimi në fjalë është bërë ‘jashtë afatit’ përveçse është i pavërtetë, është edhe kryekëput antiligjor.
4. Çdo afat i parashikuar në ligj, është afat që bie mbi kandidatin e në asnjë mënyrë mbi deputetin, i cili si përfaqësues i sovranitetit të popullit, mund të tërheqë mbështetjen (edhe nëse e ka dhënë) në çdo moment, deri në momentin e votimit.
Në këto kushte, asnjë prej kandidatëve që paraqet firma të deputetëve të PD si pjesë të 28 firmave propozuese të kërkuara nga ligji, nuk e plotëson kriterin themelor për të kaluar në seancë.
NUK KA NUMRIN E NEVOJSHËM TË FIRMAVE TË DEPUTETËVE
Grupi parlamentar i PD-së, në dokumentin dërguar kryetarit të Kuvendit në datën 2 dhjetor 2025, ka propozuar në detaje edhe se si do të duhej të vazhdonte ecuria e procesit në përputhje edhe me praktikën e mirë parlamentare në vite, duke përcaktuar se cilët do të konsiderohen kandidatë që kanë mbështetjen opozitës.
Deri më tani, nuk ka asnjë përgjigje nga kryetari i Kuvendit.
Ajo çka ndodhi sot në Komisionin e Ligjeve, përveçse është kryekëput kundër praktikës parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, është e paligjshme, në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjin për Avokatin e Popullit.
PS mund të vendosë të zgjedhë me votat dhe firmat e deputetëve të saj, cilindo prej shërbëtorëve të saj haptazi ose fshehurazi, por nuk mund ta bëjë këtë duke mashtruar se është vullnet edhe i opozitës së vendit”,-deklaroi Strazimiri./CNA
Ardian Muka i PD-së dega Durrës i është përgjigjur publiki...
Mazhoranca duket e painteresuar të zgjedhë Avokatin e ...
Kryedemokrati Sali Berisha ndau një koment teksa këtë të m...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot te si...
Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sot akuza të shumta n...
Avokati i Popullit është bërë mollë sherri në Komisionin e...
Besim Ndregjoni, një prej emrave të propozuar nga Partia D...
Sot në Komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me kan...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka shfrytëzuar kohën gj...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi akuza se qeveria e d...
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni G...
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni G...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje nga mbj...
Mashtruesi i dënuar për kallëzim të rremë, i njohur ndrysh...
Kjo e martë është një ditë e ngarkuar për Kuvendin, që mbl...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill ka folur mbrëmje...
Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill k...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotme l...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur mbrë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...