
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur Sali Berishës, pas akuzave të këtij të fundit se është njeri i Ramës.
Por Luli nuk ka ngurruar në këto ditë të nxehta vere, madje është trimëruar mesditën e së premtes. Ai shprehet se duhet t'i japim fund baltosjes dhe se duhet të votohet vetingu për politikanët, për të treguar se kush është më i korruptuar. Madje Luli guximtar kërkon që vettingu të nisë nga ai.
A thua është gati të përgjigjet për vilat luksoze?
"Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale. Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë", shprehet Basha në një postim në "Twitter".
Ndërkohë, Berisha u shpreh në konferencën e përjavshme: "Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit".
"Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë. Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve. Ky qëndrim është qëndrim ndaj një parimi themelor të PD-së. Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij. Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar.
Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës", tha Berisha.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bën thirrje qytetar...
Seanca maratonë plenare, e fundit për këtë sesion, ka përf...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardh...
Ish kryetari i PD-së së vulës Lulzim Basha është "zgjuar" ...
Deputeti demokrat Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuve...
Deputeti i PS-së Erion Braçe ka marrë në mbrojtje ministre...
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është justifikuar në Ku...
Në seancën e sotme, u rrëzua kërkesa e opozitës për interp...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në fjalën ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazement Bardhi, kërkoi në...
Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e kuvendit kund...
Deputeja Albana Vokshi në fjalën e saj në seancën e sotme ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur pas dësh...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e krye...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me protestë nga ana e...
Të enjen, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në ...
Prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhe...
Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin - ...
Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka liruar nga d...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...