EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
“U kam thënë se mungesa e kryetarit të zgjedhur (Erion Veliaj) do të jetë një problem, por ju nuk e keni marrë shumë seriozisht në atë kohë”.
Këtë raportohet të ketë thënë mësditën e së mërkurës kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama, gjatë mbledhjes njëorëshe në selinë e PS-së me deputetët e Qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë, teksa u jepte porosi për përgatitjen para zgjedhjeve të qershorit për kryetarët e degëve.
Qartazi, artikulimi i Ramës vjen si një paralajmërim për strukturat lokale, ku pritet të vendoset për emrat që do të drejtojnë degët e PS-së për Tiranën, që konsiderohet edhe si zona më e rëndësishme për nga ndikimi politik dhe një lloj testi për partitë politike, e konkretisht, për mazhorancën.

Duket sikur mungesa e një kryetari, në këtë rast të arrestuar prej më shumë se një viti dhe mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për pesë vepra të rënda penale, vjen si një ‘alarm’ për socialistët, por a duhet të jetë kështu?
Nëse socilalistët shqetësohen se mund të ketë një ‘krizë’ për PS-në në Tiranë prej Erion Veliajt, mbase kjo tregon se ka ardhur koha për një reflektim në radhët e tyre për mënyrën se si është krijuar modeli i drejtimit politik të lidhur rreth një individi.
Në fakt, ky qëndrim duket si një goditje e hapur ndaj vetë Edi Ramës, për rolin e tij si drejtues i socialistëve dhe mënyrës se si ka vepruar deri më tani në aspektin organizativ.

Është hera e dytë që Rama përmend Erion Veliajn para socialistëve brenda pak ditëve, teksa më 26 shkurt, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mbajti një leksion të gjatë për drejtësinë dhe prezumimin e pafajësisë për zyrtarët, duke folur tërthorazi edhe për Veliajn.
Vlen të theksohet se ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më shumë se një viti në qelitë e Burgut të Durrësit, rëndojnë këto akuza:
1.“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; 9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Arrestimi i Erion Veliajt u krye më 10 shkurt 2025, pas një hetimi të gjerë nga SPAK-u, që përfshiu edhe bashkëshorten e kryebashkiakut Ajola Xoxa, si edhe bashkëpunëtorët e shumtë të çiftit.
Prej më shumë se një viti, Veliaj ka ngritur pretendime të ndryshme për rastin, duke shkuar edhe në hapa të tjerë, përmes artikujve të paguar nëpër media dhe lobime, për t’iu shmangur drejtësisë./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lid...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PD-së, Jozefina T...
Deputetja Zegjine Çaushi ka hedhur akuza të rënda ndaj Sek...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, "i ka treguar vendin" d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Sot në seancën parlamentare janë miratuar shkarkimet dhe e...
Në seancë plenare vijojnë debatet, ndërsa deputetët e opoz...
Në seancë plenare ka debate, ndërsa në sallë janë futur ed...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh s...
Imuniteti i Belinda Ballukut është kthyer sërish në një ar...
Ish-deputeti Myslim Murrizi komentoi sot zhvillimet politi...
Demokrati Dorjan Teliti tha sot se çmimi i naftës është rr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me...
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas raketava të d...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjetet sociale ...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi u shpreh sot se qytetarë...
Një tryeza e rrumbullakët e zhvilluar këtë të mërkurë mblo...
Ka përfunduar mbledhja e zhvilluar për rreth një orë këtë ...
Gazetari Bledian Koka në një dalje televizive ka folur për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...