Veliaj i përgjigjet Metës: Ke nostalgji për Tiranën e “fuksave”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish p...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur të tjera akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai rendit ato që i quan të vërtetat e krimeve të Veliajt ndaj Tiranës.
Duke u përgjigjur deklaratave të kryebashkiakut, ai pretendon se ky i fundit gënjen kur thotë se PL-ja ka krahasuar Shqipërinë me Kabulin.
Sekretari i PL-së deklaron se ata e kanë krahasuar Shqipërinë me Kosovën, ndërsa thotë se për shkak të Veliajt Tirana ka treguesit më negativë në çdo aspekt të jetesës.
“Të vërtetat e krimeve të Erion Veliajt ndaj Tiranës!
Erion Veliaj, mbi të cilin bie e gjithë përgjegjësia e madhe për krimet që i ka bërë kryeqytetit, gënjen në stilin e tij të zakonshëm ordiner, sikur Partia e Lirisë gjoja paska krahasuar Tiranën me Kabulin.
Partia e Lirisë krahasimin e ka bërë me Prishtinën, as me Kabulin dhe as me Kopenhagenin.
Qytetarët e Tiranës dhe qytetarët e Prishtinës dallohen sepse:
Çmimet e konsumit në Tiranë janë 47.93% më të larta se sa në Prishtinë.
Çmimet e ushqimeve në Tiranë janë 33.84% më të larta se sa në Prishtinë.
Çmimet e qerasë së banimit për qytetarët në Tiranë janë 38.29 % më të larta se sa në Prishtinë.
Çmimet e restoranteve në Tiranë janë 48.95% më të larta se sa në Prishtinë.
Ku qëndron diferenca e madhe mes Tiranës dhe Prishtinës?
Tirana ka kryebashkiakun e inceneratorëve, të betonizimit dhe kullave që nuk kanë kursyer as objektet e kultit, të shembjes së Teatrit Kombëtar, të korrupsionit (shet me lekë edhe varret e të vdekurve), të pastrimit të parave, të gjobave abuzive, të çmimeve dhe taksave të larta, të shkatërruesit pa ligj të shtëpive të qytetarëve. Ndërsa Prishtina ka një kryebashkiak të përgjegjshëm dhe patriot.
Me një kryetar Bashkie si Erion Veliaj dhe vetëm për shkak të tij, Tirana ka gjithashtu treguesit më negativë në çdo aspekt të jetesës. Dhe meqë bën sikur harron, as Partia e Lirisë dhe as qytetarët nuk harrojnë dhe nuk do ta falin që Tirana në drejtimin e tij, sipas NUMBEO, renditet e fundit në Europë për:
1. Indeksin e fuqisë blerëse. ( Tirana është në vendin e 207, ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat)
2. Indeksin e ndotjes (Tirana është në vendin e 243, më e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në botë nga 255 qytete gjithsej).
3. Indeksin e kostos së jetesës.
4. Indeksin e sigurisë.
5. Indeksin e Kujdesit Shëndetësor
6. Indeksin e kohës së qëndrimit në trafik.
Ndërkohë që rrugët e Tiranës u përmbytën edhe nga shiu i verës që sapo ra tani, vemja e Bashkisë nuk ka ndonjë fjalë për të thënë”, shkruan Tedi Blushi./ B.A. – CNA.al
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish p...
Primaret që u zhvilluan në PD, Sali Berisha, kreu i kësaj ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka konfirmuar se do ta ngrenë ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur...
Përplasja mes Ilir Metës kreut të PL-së dhe Erion Veliaj, ...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, shkruan se ...
Ilir Meta, kryetari i partisë së inceneratorëve, tashm...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur në t...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj Partisë Dem...
Nga muaji janar deri në korrik të këtij viti, në Shqip...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Mallte...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar deklaratën e ...
Koordinatorja e Antikorrupsion e Partisë së Lirisë, Br...
Ilir Meta, kreu i PL-së, e ka bërë të qartë sot se synon t...
Partia e Lirisë ose e Lekëve të Likes, që drejtohet nga ve...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë sot në nj...
Ilir Meta, kreu i PL-së, i është kundërpërgjigjur krybashk...
Fushata për zgjedhjet vendore 2023 ka nisur nga të gjitha ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Deputeti Bujar Leskaj ka përkujtuar Havzi Nelën në 34-...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...