Agjencia Kombëtare e Diasporës kalon në varësi të Ministrisë së Jashtme
Ministri i Jashtën, Igli Hasani, deklaroi pas mbledhje...

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, reagoi në lidhje me lajmet e qarkulluara në media se TEC-i i Vlorës është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme nga një stuhi e fuqishme në vitin 2012.
Balluku përgënjeshtroi një lajm të tillë teksa tha se asnjëherë nuk ka pasur cuname në brigjet e Vlorës që të shkatërrojnë TEC-in.
Ajo e cilësoi këtë shkrim si një raportim për të mbuluar gabimet e së shkruarës, teksa hodhi akuza ndaj qeverisë Berisha për ndërtimin gabim të sistemit të ftohjes.
Zv.kryeministrja theksoi se TEC-i i Vlorës nuk ka punuar asnjë ditë dhe shteti shqiptar ka qenë i detyruar që të paguajë një kredi të marrë nga gabimi i qeverisë Berisha.
“Qeveria ka në plan të vërë në punë TEC-in e Vlorës, është diçka që e kemi bërë publike prej dy vitesh. Unë kam punuar në mënyrë intensive edhe me bashkëpunëtorët tanë që është “Accelerate Power”, një kompani amerikane. E kemi diskutuar disa herë këtë çështje, por duhet të kuptoni se TEC-i i Vlorës është ndërtuar… se kam lexuar dhe një shkrim dje që për të thënë të drejtën nëse bëhen shkrime investigative që mundohen të justifikojnë gabimet e së shkuarës nuk do të quhen më investigative.
Keni parasysh se shkrimi dje thoshte se një stuhi e tmerrshme në vitin 2012 që ne e njohim cila është shkalla e stuhive në Republikën e Shqipërisë, ka arritur që të prishë TEC-in e Vlorës njëherë e përgjithmonë akoma pa u ndezur. Kjo nuk është e vërtetë dhe ëhstë katërcipërisht e vërtetuar se TEC-i i Vlorës është ndërtuar gabim.
Në vitin 2010, projektimi i sistemit të ftohjes ka qenë i projektuar dhe i ndërtuar gabim, kështu që kur një TEC ndërtohet dhe brigjet e Vlorës nuk njihen më për cuname që e paskan shkatërruar TEC-in dhe nuk u bë më që të ndizej, ndërkohë që nuk ishte ndezur asnjë ditë deri në ditën e cunamit, që nuk e kuptoj nga ka dalë në sipërfaqe se nuk e kishim dëgjuar deri më sot.
TEC-i i Vlorës nuk ka punuar asnjë ditë dhe shteti shqiptar ka qenë i detyruar që të paguajë një kredi të marrë dhe kurrë nuk është dhënë një përgjigje zyrtare pse është projektuar gabim ai TEC. Ne mësojmë nga gabimet e qeverive të shkuara, mësojmë nga problematikat e pafundme që kemi gjetur në sektorin energjetik. Nuk ka nevojë që t’jua kujtoj sa herë që flasim bashkë 45 % humbje të prodhimit të një produkti të çmuar siç është energjia. Kështu që për të mos përsëritur gabimet, ne kemi 2 vjet që punojmë me “Accelerate Power” dhe me konsorciumin, i cili do të marrë përsipër rindezjen e TEC-it të Vlorës, por jo në kapacitetet që ai ka sot.
Kapacitetet e projektuara dhe kurrë të vëna në funksion në vitin 2012, kanë qenë 110 mega, ndërkohë që TEC-i i Vlorës po projektohet për 3 module, 100 mega i pari, 150 i dyti dhe 100 i treti, pra 350 mega në total.
Do t’u bëj thirrje të gjithë gazetarëve të quajtur investigativë që ta rishikojnë edhe njëherë këtë punën e cunamit se me të vërtetë dje në Ministrinë e Energjisë jemi shokuar nga ky fakt i ri që kërkon të mbulojë me ujin e detit të Vlorës një zullum shumë të madh”, theksoi zv.kryeministrja./ CNA
Ministri i Jashtën, Igli Hasani, deklaroi pas mbledhje...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u pyet nga gaz...
Të shtunën, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryeba...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, foli pa fil...
Media greke “Kathimerini” ka publikuar një shkrim për ...
Jozefina Topalli nga oborri i selisë blu deklaroi se k...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi në n...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka hedhur në t...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një letër të ...
Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm, Tau...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar se d...
Kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, e ka nisu...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka komentuar ven...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konfere...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për inaugurim...
Kryeministri Edi Rama kujtoi vizitën e shefit të Kremlinit...
Ka nisur ceremonia e hapjes së bazës ajrore taktike të...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për in...
Këtë të hënë do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...