Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë sot një mesazh për qytetarët pak kohë para zgjedhjeve të 11 majit. Nëpërmjet një audio-mesazhi nga qelia, Meta shprehet se partia dhe aleanca kanë një program të mirëintegruar e që i jep zgjidhje të shpejtë çdo familje shqiptare për të dalë nga varfëria ekstreme brenda 100 ditëve të para.
Meta tha se Shqipëria është vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, për shkak të korrupsionit të organizatës të Edi Ramës.
Meta u shpreh se këto 2 javë para zgjedhjeve, janë vendimtare për dy dekadat që vijnë.
Meta shtoi se më 11 maj, shqiptarët do të votojnë me mençuri.
“Është kënaqësi e veçantë sot të përshëndes të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë, e në mënyrë të veçantë pjesëmarrësit e Konventës Historike të 27 Prillit, pikërisht 1 vit më parë.
Të asaj Konvente që përcaktoi rrugën e qartë të 5 Prioriteteve Madhore, që e shndërrojnë Shqipërinë në një vend me popullsi 4 milion shqiptarë plus.
Jemi vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, por edhe me të ardhurat më të ulëta, e shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës të Edi Ramës dhe mbi 400 lidhje nepotike në sistemin e tatimeve dhe të doganave që janë sot.
Ngritja e nivelit të të ardhurave nga 27%-28% në 41%–42%, sa vendet e rajonit tonë, do të thotë këto taksa të hyjnë në Buxhetin e Shtetit çdo vit 3.2 miliard euro ose 13 miliard euro në 4 vite.
Kjo shumë, që sot grabitet pa hyrë në Buxhetin e Shtetit, garanton financimin e gjithë prioriteteve tona dhe i tejkalon ato.
Sot, 2 javë para zgjedhjeve historike, programi ynë është i mirëintegruar në programin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështor”, i cili është edhe më i plotë dhe që i jep zgjidhje të shpejtë çdo familje shqiptare për të dalë nga varfëria ekstreme brenda 100 ditëve të para.
Është programi i çlirimit nga super-taksat e regjimit, që do të sjellë një liri tjetër ekonomike dhe konkurrencë zhvilluese.
Është programi që mbështet shndërrimin e Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, duke hedhur në koshin e plehërave modelin çnjerëzor të Narkoekonomisë, ku përfitojnë vetëm disa dhe vuajnë shumica.
Me programin tonë, Nënë Selvia, e cila bëri 100 vjeç para disa javësh dhe merr pension në mes të Tiranës vetëm 59 euro, brenda këtij viti, pensioni i saj do të bëhet 200 euro, ndërsa me premtimet që kurrë nuk mbahen nga Edi Rama, mund të bëhet 200 euro në vitin 2030.
Me programin tonë, çdo vit pensioni i saj do të rritet të paktën 20% apo 40 euro në muaj, ndërsa me atë të Edi Ramës, vetëm 2 euro në muaj çdo vit.
Pra, me programin tonë, pensioni i saj shkon me siguri të plotë, gati 500 euro në vitin 2030, ndërsa me Edi Ramën, ajo ka të sigurt vetëm premtimin që s’mbahet, si gjithë premtimet e 12 viteve për 200 euro në muaj.
Shqiptarët, me mençuri, do të votojnë për familjet e tyre, do të votojnë për interesin e tyre, do të votojnë për Shqipërinë Madhështore, do të votojnë për mbështetjen e prodhimeve të tyre, kundër “Ballkanit të Hapur”, që i falimentoi.
Do të votojnë për Shqipërinë që të jetë fuqi eksportuese dhe njëkohësisht qendër kryesore e investimeve të teknologjisë më të fundit në rajonin tonë.
Ndaj Konventa e 27 Prillit, do të mbetet historike dhe do t'i tregojë rrugën jo vetëm ndalimit të shpopullimit, por edhe të shndërrimit të Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese dhe shndrrimin e saj në vendin e shpresës për mbi 4 milion shqiptarë plus.
Të dashur anëtarë, simpatizantë të Partisë së Lirisë!
Edhe 2 javë drejt ditës historike të ndarjes me Narkoregjimin e instaluar nga kukulla e Sorosit, që në dëshpërim të thellë nga disfata që e pret, sillet në mënyrë të papërgjegjshme, duke keqpërdorur fëmijët dhe duke i ftuar ata të shohin lakuriqësinë e tij.
Që grumbullon me detyrim gratë e punësuara në Administratë, për t’u ofenduar burrat e tyre dhe për të përçarë familjet shqiptare.
Që si katil i vërtetë, fyen të gjithë ata prindër e fëmijë, që ndeshen me heroizëm çdo ditë, me pasojat e autizmit dhe këtë e bën vetëm nga paniku i humbjes së pashmangshme të pushtetit të vjedhur me banda, me lekë krimi dhe inceneratorësh që nuk ekzistojnë.
Këto 2 javë, janë vendimtare për dy dekadat që vijnë.
Ndaj të dashur anëtarë e simpatizantë të Partisë së Lirisë dhe ish–LSI, kudo që jeni.
Të dashur shokë e miq, anembanë vendit e kudo ndodheni.
Të përdorim çdo sekondë për t’ju shpjeguar programin tonë, atë të rimëkëmbjes së familjes shqiptare, atë të rikthimit të taksave të ulëta dhe të lirisë ekonomike.
Atë të mbështetjes të familjeve të reja. Atë të mbështetjes të jashtëzakonshme për arsimin, inovacionin dhe kapitalin njerëzor. Atë të shpërthimit të bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare me pagesa direkte dhe pa pragje artificiale. Atë të ndërtimit të zonave të lira për investimet më të avancuara teknologjike që na kthejnë në lidër edhe në fushën e teknologjisë dhe të eksporteve.
Jam i bindur se ju do të bëni më të mirën për fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në 11 Maj”,-tha Meta./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
U zhvillua finalja e madhe e edicionit të tretë të Konkurs...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ...
Njëra nga mbetjet e Sorosit dhe Bashës në PD, deputetja Jo...
Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë në një aktivitet të o...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Zëvendëskryeministrja njëherësh dhe ministrja e Infrastruk...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një takim me pe...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së t...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën...
Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli k...
Kreu i PAA, Agron Duka ka qenë i pranishëm në takimin e zh...
Albi Jahelezi, kandidat për deputet në qarkun e Tiranës në...
Luli Basha nuk fle më, por vijon me fushatën e tij “intens...
Kandidati për deputet i PS, pjesë e listës së hapur në Tir...
Partia Demokratike ka reaguar këtë mbrëmje lidhur me lajmi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi i zhv...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...