
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, masën “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar atij të largohet nga vendi, kjo për shkak të rezultatit të hetimeve që lidhen me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani".
Veprimi i SPAK-ut është konsideruar antikushtetues nga Berisha, por edhe nga eksponentë të tjerë të PD-së, të cilët kanë hedhur akuza se kjo lëvizje është e motivuar politikisht nga vetë kryeministri Rama.
Për ekspertët e ligjit, ndaj deputetëve të cilët gëzojnë imunitet, drejtësia nuk mund të marrë asnjë masë, pa firmat e ligjvënësve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Në një prononcim për City News Albania TV, konstitucionalisti Redi Ramaj, referuar rastit të ish-kryeminstrit Berisha thotë se është shkelur neni 73 i Kushtetutës:
“Veprimi i SPAK-ut bie ndesh me nenin 73 të Kushtetutës, ku deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në çdo lloj forme, pa autorizimin e Kuvendit. Prokuroria e Posaçme duhet që kërkesën ta depozitonte në Kuvend për masë sigurimi për Berishën dhe jo në gjykatë", thotë Ramaj ndër të tjera për CNA.
Por çfarë përmban neni 73 i Kushtetutës, të cilin Ramaj citon.
Konkretisht në nenin 72 të Kushtetutës, në pikat 2, 3 dhe 4 thuhet se:
2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur.

Pra, në këtë rast nga SPAK nuk janë ndjekur rregullat konform ligjit, për një individ, që pavarësisht akuzave që mund të rëndojnë ndaj tij, ai sërish gëzon mandatin e deputetit të Shqipërisë.
Ndërkaq, këtë të hënë në GJKKO mbahet seanca ku do të njihen me masën e sigurisë Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, por nuk do të ketë një komunikim mase për Berishën, edhe pse SPAK kërkoi ndaj ish-kryeministrit të njëjtën masë si ndaj Bektashit, pra “detyrim paraqitje”.
Për këtë fakt CNA pyeti Ramajn se si shpjegohet nga ana juridike ky diferencim, pasi Bektashi dhe Berisha po gjykohen në të njëjtën dosje, atë të privatizimit të ish- kompleksit Partizani. Konstitucionalisti theksoi se edhe në këtë rast nuk është ndjekur procedura e duhur.
“Masat e sigurimit verifikohen njëkohësisht për të gjithë të hetuarit në një çështje. Vetëm kur gjykata ka vështirësi për shkak të numrit të madh të të pandehurve mund t’i shpërdajë në disa ditë të ndryshme. Por, nuk është ky rasti.” shtoi Ramaj për CNA.
Kujtojmë se ndaj ish-kryeministrit Berisha rëndon akuza e “korrupsionit pasiv”. SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.
Në tokën e ish-kompleksit "Partizani", Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë./CNA
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka...
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për akuzat e ngr...
Efektivë të policisë së krimit ekonomik shkuan mbrëmje...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nj...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me disa pamj...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli për mediat pasi ofi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka re...
Jamarbër Malltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-...
Gjykata e Posaçme ka dhënë disa masa sigurie për personat ...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli, ka rea...
Enkeleda Millonai është një nga prokurorët e grupit të het...
A i frikësohet arrestimit Sali Berisha? Kjo ishte pye...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një akuza të fortë...
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën me g...
Gjatë një konference me gazetarët, ish-kryeministri Sali B...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë ...
Vetëm pak minuta më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka...
Kryeministri Edi Rama njoftuar se mbrëmjen e djeshme ë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...