LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me inceneratorët/ Pse Rama është “truri” i skemës

6 Korrik 2022, 11:39, Politikë CNA

Skandali me inceneratorët/ Pse Rama është “truri” i

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka vijuar të hedhë akuza të forta në lidhje me koncesionin e inceneratorëve.

Nga studioja e "MCN", Kryemadhi tha se në total janë 24 kompani që kanë bërë evazion fiskal në shifrën 189 milionë dollarë.

Në nëntor i kemi bashkëngjitur edhe evazionin fiskal të nënkontraktorit të koncesionit të Tiranës, Klodian Zoto.

Një nga arsyet pse vazhduam më tej, ajo që të lë të dyshosh, është që për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit SPAK-u veproi ndërsa për inceneratorin e Tiranës, i kam kërkuar dy herë shpjegime dhe SPAK-u thotë që është në hetim paraprak. Çfarë do të thotë hetim paraprak?! Ministria e Financave vazhdon dhe paguan pafundësisht para për koncesionin e Tiranës. Në nëntor kam dorëzuar një shtesë padi për evazionin e Klodian Zotos. Ajo çka ne po kërkojmë tani, duke hetuar gjithë evazionin fiskal të Zotos, është transparenca. Provat shtesë vijnë të gjitha gjatë rrugës. Komisioni hetimor Parlamentar që u ndërtua me idenë për ta ndihmuar Edi Ramën. Në atë periudhë i dha një prezencë mediatike Ramës. Ajo që themi ne është a është investuar 128 milionë euro?! Por sa është investuar. Çfarë problemi ka Prokuroria të bëjë një transparencë, Ministria e Financave, holandezi. Deri më sot janë paguar 47 milionë euro nga buxheti i shtetit për Bashkinë e Tiranës. Çfarë të keqe ka që të dimë çfarë është ndërtuar me 47 milionë euro. Ndërkohë që nënkontraktori është në kërkim llogaritë e tij bankare janë të lira. Ti bllokon llogari joefektive, por llogaria që merr përditë nga 80 mijë dollarë vazhdon të jetë e lirë”.-tha Kryemadhi.

Ajo e konsideron si “trurin” e skemës kryeministrin Edi Rama.

Duke ndjekur paranë, fillon që nga evazioni fiskal i Zotos, me 15 kompani që kanë bërë evazion. Këto kanë krijuar fatura fiktive edhe me disa kompani të tjera, 24 kompani. Çfarë ka ndodhur me këto 24 kompani? Duke bërë bilancin... Janë 189 mln euro që kanë bërë blerje me fatura fiktive. 90 për qind e shitjeve janë beton, hekur, asfalt. Kompania më e madhe është me 8 veta, me rroga 220 mijë lekë të vjetër. Janë hetuar ato kompani që s’kanë pasur lidhje me inceneratorët. Është bërë një hetim fiktiv për ta mbyllur çështjen. Këtu problemi vjen si është deformuar dhe transformuar në mënyrë të paligjshme gjithë procesi. Kjo është një skemë mafioze. Janë 24 kompani që kanë bërë evazion fiskal 189 milionë dollarë. 7 pronarë janë dënuar për 10 për qind të evazionit. Patjetër do të bëjmë padinë shtesë. Kush ka qenë pjesë e hetimit fiktiv dhe ka mbyllur çështjen, të hetojnë edhe njëri-tjetrin. Ka me miliona fatura. Një kompani mund të ketë 8 mijë fatura. Duke qenë se është punë voluminoze duhet t’i marrësh një nga një. Kanë mbi 6-7 vjet skemë mashtrimi. Janë krim financiar. Janë fatura që s’është blerë malli dhe s’është shitur malli. Transaksioni bankar s’është bërë. Unë në fund të ditës s’gjykoj bizneset. Edhe biznesmenët janë viktimat, sepse ç’është ai budalla që do të bëjë evazion fiskal. Rasti i Unazës së Re është e njëjta gjë sepse u kap në flagrancë, me 7 bilance. Çfarë ndodh? Ai thotë zotëri si do t’i justifikoj këto para. Mos ki merak i thotë, dhe ndërtohet skema për rritjen. Patjetër që kompanitë e mëdha do t’i çojmë në SPAK. Janë 120 mijë fatura të evazionit fiskal. Unë kam 24 kompani, mund të jenë 154 kompani. Nga inceneratorët vajta te firmat e Lefter Kokës. Po të ishte skemë e thjeshtë do të ishte kapur nga të gjithë, por kjo është skemë mafioze. Funksionon për të grabitur paratë nga buxheti i shtetit dhe për të injektuar para të krimit dhe drogës.

Erion Veliaj dje ishte një avokat i inceneratorit të Tiranës. Duan që përmes faturave ta shfokusojnë opinionin publik dhe ta kthejnë në çështje të parëndësishme. Mendoj që zvarritja në mënyrë të qëllimshme duke mbajtur në hetim paraprak inceneratorët e Tiranës, është presion i Prokurorisë dhe Veliajt ndaj prokurorëve të SPAK-ut. Inceneratori i Elbasanit ka shkelje ligjore. Edi Rama është truri, të tjerët janë zbatuesit”.-u shpreh Kryemadhi.

Lajmet e fundit nga