Zjarret/ Deputeti ‘vë me shpatulla pas muri’ Peleshin, i përmend inceneratorët
Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka folur ...

Partia Demokratike ka publikuar sot zyrtarisht listën me anëtarët e Kryesisë së partisë, por siç duket “koha e ngrohtë” ka bërë që të lulëzojnë disa emra të rinj.
Në votimin e datës 3 qershor 2022, demokratët votuan për 20 anëtarë të Kryesisë, 6 zonja dhe 14 zotërinj, sipas statutit, votimi e numërimi u bë publik duke reflektuar transparencë për procesin, por gjatë ndenjës në zyrat e PD-së, emrat kanë pësuar një shtim, nga 20 janë bërë 24 anëtarë.
Deputetja Albana Vokshin publikoi listën përfundimtarë ku në të rezultojnë të shtuar emrat e z. Bardh Spahia dhe Genc Deromemaj, dhe zonjat Sorina Koti dhe Floriana Garo.
Lind pyetja, pse u bënë 24 emra nga 20 që kanë votuar delegatët e Këshillit Kombëtar?
Të gjithë e mbani mend që në garë u fut emri i z. Bardh Spahia, por nuk arriti të merrte votat e duhura për tu bërë anëtar kryesie. Atëherë pse sot katapultohet dhe futet në kryesi?! Mos vallë si kryebashk? A është kjo në statustin e partisë, që kryebashkiakët apo ish kryebashkiakët duhet të jenë anëtar kryesie?
Meqë nuk u zgjodh nga votat e demokratëve, sot kush e zgjodhin z. Spahia të jetë në kryesinë e PD-së? Kush e vendosi? Kush paska të drejtë apriori të fusë dhe të heqë njërëz nga kryesia kur vota e lirë thotë të kundërtën?
Pse u zgjodh Sorina Koti? Zonja e nderuar nuk është tek 6 gratë më të votuara dhe nuk është as në sekretariatin e zgjedhur të partisë.
Pse u zgjodh z, Genc Deromemaj, ish kryetari i PD së në Vlorë? Zotëria nuk ka fituar. Do të futen edhe ish-kryetarët e PD-së në kryesi?!

Shumë mirë, pse nuk futet ish kryetari i Fierit, Durrësit, Korçës, e tjerë.
Po zonja Floriana Garo, si hyri në kryesi? Në çfarë gare ishte dhe sa vota mori?
Kur shikon lëvizje të tilla të vjen keq për PD-në, e cila me këtë formë po kthehet në kohën e Lulzim Bashës, i cili kur nuk i fitonin ata që donte ai, i emëronte si koordinatorë dhe i fuste në kryesi.
Shqetësimi që ngremë nuk ka të bëjë konkretisht e personalishte me asnjërin nga emrat, të cilët janë të nderuar dhe theksojmë se vlerat e tyre politike dhe kontributi i tyre për PD-në ,nuk vihet asnjëherë në diskutim.
Në diskutim vihet vetëm mënyra jo demokratike e katapultimit të tyre në kryesi. Këta katër emra janë të nderuar për kontributin në Partinë Demokratike, por nuk janë votuar.
Atëherë pse Floriana Garo duhet të jetë në kryesi? Mos vallë si zëdhënëse dhe është me pa të drejtë vote!
Po Sorina Koti çfarë pozicioni ka marrë në PD?
Është për të ardhur keq kur shikon që manovra të tilla bëhen që në mbledhjen e parë.
Futen në listë 4 emra që nuk kanë fituar.

Argumenti që jepet në korridoret e PD-së është foshnjor, sipas tyre janë liruar tre vende, sepse Sekretari i përgjithshëm dhe dy nënkryetarët, që fituan përkatësish zoti Noka, Bylykbashi dhe Boçi janë në kryesi nga postet që kanë marrë.
Kjo nuk qëndron, sepse këta tre zotërinj që morën postet drejtuese në PD-ë, i morën pasi u votuan në kryesi. Nëse do të spostoheshin nga kryesia pse u futën në listë?!
Le të garonin vetëm për postet drejtuese dhe t’jua kishin lënë vendin tre të tjerëve. Mbanin postet dhe nga postet ishin automatikisht në kryesi, ashtu si edhe kryetari.
Kjo që është gjetur si “zgjidhje” është një turp për PD dhe jo proces votimi i lirë dhe demokratik./CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka folur ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hed...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka replikua...
Seanca plenare e sotme ka nisur me kritika të forta dh...
Pak minuta më parë ka nisur seanca plenare në Kuvendin...
Ndërsa vendet mëkëmben nga pandemia, inflacioni po bëh...
Zgjedhja e Bajram Begajt në krye të presidencës si pro...
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër drejtorit ...
Deputetja Albana Vokshi në një deklaratë për mediat, k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkruan se dekla...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me ...
Oleg Hanku, drejtues i strukturës gjimnazistët e FRPD-së, ...
Lulzim Basha, në vitin 2013 mori drejtimin e Partisë m...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur sot rreth d...
Gazetari Nikoll Lesi, ndërsa bën një koment në l...
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka hedhur akuza m...
Deputetja Jorida Tabaku akuzon Qeverinë, se me fotot e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka an...
Lulzim Basha duket se është “zgjuar” nga gjumi letargj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kundërshtuar zgjedhjen ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...