E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Themelet e Bashkisë Tiranë janë tundur nga arrestimet e drejtorëve më të rëndësishëm të këtij institucioni, bashkëpunëtorë të ngushtë të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilët janë përfshirë në skema korruptive dhe kanë gllabëruar nga taksapaguesit e varfër shqiptarë miliona euro.
Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe ndodhen prapa hekurave për abuzime me tenderë, që në total kapin një vlerë prej 20 milionë eurosh.
Të tjerë zyrtarë janë nën hetim, të cilët kanë futur gishtin në korrupsionin e kryer nga drejtorët e Veliajt. Por kjo skemë nuk ndalet me kaq. Të tjera hetime po kryhen dhe të tjerë drejtorë pritet të arrestohen.

Pra, i gjithë zinxhiri komandues i Bashkisë Tiranë ka rënë, ndërsa Erion Veliajt po i dalin në pah një nga një të gjitha gënjeshtrat e tij.
Teksa Bashkisë Tiranë po i del flaka, Erion Veliaj nuk ndal propagandën. Ditë pas dite po dalin në dritë të gjitha zullumet që drejtorët e tij kanë bërë në dijeni të tij.
Del në mediat e paguara nga inceneratorët dhe bërtet me të madhe se ka bërë punë të mira me drejtorët e tij hajdutë.(LEXO KETU)
Mos vallë një nga punët e mira është mashtrimi me mbjelljen e 1 milion pemëve?

Erion Veliaj nuk ka ndalur në asnjë moment propagandën e tij. Një nga gënjeshtrat e tij më të mëdha është fakti që shprehet se po bën pyllin orbital, që ka mbjellë 1 milion pemë.
Por raporti i Bankës Botërore e thotë e bardha në të zezë që kjo është një gënjeshtër.
Një raport i Bankës Botërore mbi gjendjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor ka rrëzuar përfundimisht tezën e Tiranës së gjelbër duke ekspozuar një nga mashtrimet më të mëdha publike.
Sipas Bankës Botërore, në 7 vitet e fundit Tirana jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por përkundrazi, ka shënuar reduktim të sipërfaqeve të gjelbra.
“Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi, Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina dëshmuan një rritje të sipërfaqes së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana, Tetova dhe Prizreni përjetuan rënie në mbulesën e gjelbër,” thuhet qartë në raportin e Bankës Botërore.

Lind natyrshëm pyetja: Cilat janë punët e mira që ka bërë me drejtorët e tij hajdutë, pylli orbital, i cili ka përfunduar në kosh me këtë raport nga Banka Botërore?
Që ka gënjyer dhe ka mashtruar me drejtorët e tij hajdutë ashtu siç mashtron kur thotë kemi bërë punë të mira. Mashtrimin e Veliajt e nxjerr Banka Botërore në raportin e saj, ku thekson faktin se nuk ekziston Tirana e gjelbër që pretendon Veliaj. Punët e mira nuk mund të bëhen me hajdutë.
Këtë nuk e thotë as CNA, nuk e thonë as mediat e tjera, por e thotë Banka Botërore. (Kliko për matjet).
Erion Veliaj bën mirë të marrë përgjegjësitë e tij para drejtësisë dhe jo të marrë në mbrojtje drejtorët e tij hajdutë.
Me drejtorë hajdutë nuk mund të bëhen kurrsesi punë të mira përveçse të vidhet, dhe gjithçka, çdo pasojë bie me qytetarët shqiptarë, të cilët paguajnë taksat që përfundojnë në xhepat e drejtorëve të babëzitur të Erion Veliajt, të cilit po i përplasen në fytyrë të gjitha gënjeshtrat një e nga një./ CNA
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kritikuar stru...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi aku...
Eksperti i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike,...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur...
Kryeministri Edi Rama në podcastin e kësaj të shtune k...
Në një konferencë nga Korça, pas takimit me delegatët ...
Në një konferencë për media, kreu i PD-së së Vulës Lul...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, G...
Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kaloj...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi i ka dhënë një shuplakë t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se të premten e a...
Ish-ministrja Olta Xhaçka ka zgjedhur mediat e paguara...
Analistit Andi Bushati ka komentuar perlën e Olta Xhaç...
Analisti Andi Bushati ka folur për çështjen e mandatit...
“Babalja” i cili drejton një komision hetimor, që vetë...
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, në një de...
Të premten ka dështuar për herë të katërt radhazi mble...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili nga...
Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, në një in...
Pas dorëheqjes së Devis Osmanit si kreu i Partisë Demo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...