web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputetja shpall kandidaturën për kryetare të PD-së në Korçë

12 Prill 2024, 09:24, Politikë CNA
Ish-deputetja shpall kandidaturën për kryetare të PD-së
Eleina Qirici

Pas dorëheqjes së Devis Osmanit si kreu i Partisë Demokratike në Korçë, ish-deputetja Eleina Qirici, (mbështetëse e Sali Berishës) ka shpallur kandidaturën për këtë post. 

"Në Degën e PD Korçë, largimi mes dorëheqjes së kryetarit të Degës në muajin mars 2024, risjell anëtarësinë e Korçës, në një periudhë tjetër organizimi, konsolidimi dhe rigjenerimi, aksioni dhe veprimi, sepse të tilla janë periudhat zgjedhore endopartiake në PD, për të votuar dhe zgjedhur kryetarin e saj. Ju njoftoj se kandidoj (pasi u shpall periudha zgjedhore), për postin e kryetarit të PD Dega Korçë", shprehet ajo në një postim në rrjetet sociale. 

Qirici nënvizon se Partia Demokratike Korçë, pas një tronditjeje artificiale politike me qëllim shkatërrimin, si dhe të gjitha degët e tjera, kaloi një periudhë tejet të vështirë, por do të ringrihet. 

Postimi i plotë: 

Të nderuar demokrate & demokratë të Partisë Demokratike Dega Korçë, I shërbejmë të djathtës konservatore dhe interesave të shqiptarëve, në formacionin më të madh politik me pikëpamje të djathta, duke patur objektiv progresin social-ekonomik, prosperitetin e vendit, mirëqenien e të gjithëve, të ardhmen tonë europiane, mes qeverisjes që buron si rezultat politik i votës së popullit, në kuadër të rendit të lirë demokratik, rend të cilin PDSH vendosi në Shqipëri para 3 dekadash dhe plus vitesh.
Partia jonë politike është padyshim një organizëm i gjallë, pluralist, dinamik, i shumëzëshëm, terren i mendimit të lirë, qoftë edhe atij ndryshe, elementë këto që e kanë bërë PD-në parti qeverisëse demokratike, e cila, mes anëtarëve të saj dhe gjithë shqiptarëve, sa herë që e ka lypur nevoja, ka rrëzuar diktatura dhe vendin tonë të gjunjëzuar e ka ngritur në këmbë.
Këtë do të bëjmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sepse e kemi marrë këtë përgjegjësi politike me vullnet të lirë dhe të plotë, ndaj dhe e kemi për detyrë të përmbushim misionin.
Në një atmosferë tejet të ngarkuar politikisht dhe me një qeverisje kryekëput të korruptuar, thua se është një formacion krimi mbi kryet e shqiptarëve, Degët e Partisë Demokratike në 61 Bashkitë e vendit do të mbajnë peshën e rrëzimit të diktaturës së dytë, të periudhës të mileniumit të ri.

Dega e Partisë Demokratike Korçë, pas një tronditje artificiale politike me qëllim shkatërrimin, si dhe të gjitha degët e tjera, kaloi një periudhë tejet të vështirë, por sërish qëndroi dhe sot është e bindur për të marrë sërish fizionominë dhe funksionin e një strukture politike, që ka një detyrim ndaj korçarëve dhe shqiptarëve, konsolidimin e saj, opozitarismin permanent, fjalën vitale dhe të vërtetë, rrëzimin e qeverisë kartel dhe qeverisjen e vendit me njerëzit më të mirë dhe më të përgjegjshëm, politikisht solidë në linjën e PDSH (dhe ka shumë të tillë në PD).
Në Degën e PD Korçë, largimi mes dorëheqjes së kryetarit të Degës në muajin mars 2024, risjell anëtarësinë e Korçës, në një periudhë tjetër organizimi, konsolidimi dhe rigjenerimi, aksioni dhe veprimi, sepse të tilla janë periudhat zgjedhore endopartiake në PD, për të votuar dhe zgjedhur kryetarin e saj.
Demokrate dhe demokratë,
Mikesha dhe miq,
Ju njoftoj se kandidoj (pasi u shpall periudha zgjedhore), për postin e Kryetarit të PD Dega Korçë./CNA 





Lajmet e fundit nga