Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Partitë politike në Shqipëri njoftuan një marrëveshje të tyre, e cila si risi sillte hapjen e listave, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzonte herësin, pra pragun e famshëm prej 10 mijë votash. (Lexo këtu)
Ka pasur dy propozime, uljen e pragut në 7 mijë, apo heqjen e herësit dhe hapjen e pjesshme të listës dhe kështu ndodhi.
Mazhoranca dhe opozita, PS dhe PD, njoftuan se kishin rënë në konsensus dhe kishin gjetur zgjidhjen politike për Reformën Zgjedhore. Nuk duket të jetë një zgjidhje e plotë, por e pjesshme, e cunguar, ashtu siç palët deklaruan.
Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, tha se ky ishte maksimumi që mund të zgjidhej në lidhje dhe me hapësirat që lejoheshin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. (Lexo këtu)

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, deklaroi se ishin pranuar kushtet e opozitës, por mazhoranca kishte pasur të tjera propozime. Në fakt, duhet parë më thjeshtë.
Pjesa e parë e listës, 30% e saj, do të jetë e mbyllur dhe pjesa e tjetër e hapur. Një shembull konkret është Qarku i Vlorës. Me rezultatet e zgjedhjeve të 2021-shit, por edhe të viteve 2017 dhe 2013, po t’i shohësh PS-ja ka 8 mandate, PD-ja ka 4 mandate.
Hapet apo nuk hapet lista, për Qarkun e Vlorës kjo ka zero efekt sepse në 12 deputetë PD ka 4, 1/3 është e vendosur, gara bëhet për të 5-tin, ndërkohë që opozita merr 4 mandate.
Më shumë garë ka në Partinë Socialiste. Hapja e listave duket se në zgjedhjet e ardhshme favorizon deri diku mazhorancën, pushtetin, sepse PS ruan elitën e saj dhe ndez një garë të brendshme. Kjo i intereson shumë mazhorancës sepse 12 vite pushtet, lodhja e saj dhe konsumi mund të jepte një vetëkënaqësi dhe një vështirësi në ndezjen e motorëve elektoralë, të cilën Rama po përpiqet shumë ta shtyjë.

Nga ana tjetër, tek opozita problemi do të jetë një ndarje me Lulzim Bashën, një copëtim i saj. Gjithsesi, opozita gjithmonë është e motivuar dhe në këtë rast pas 12 vjetësh do t’i ndizte fort motorët. Në rastin e Qarkut të Vlorës, avantazhet shkojnë te pushteti. Të shohim Qarkun e Tiranës.
Në Qarkun e Tiranës janë 36 mandate, ku 30% e listës është e mbyllur. 12 mandate janë lista fikse, pjesa tjetër është listë e hapur. Opozita në Tiranë ka marrë 15 mandate, normalisht do të tentojë të marrë 17 apo 18, bashkë me PL-në edhe më shumë. Në Tiranë, beteja bëhet për 3 apo 4 mandate. Janë 24 veta në garë, të cilët do të tentojnë të marrin 4 mandate, nuk ka rëndësi i sati në listë, sepse renditjen do ta ketë në rendin alfabetik sipas mbiemrit, një votë më shumë do të hysh.

Në Tiranë, ka një garë për 30% të listës së mbetur. Në qoftë se do ta lexojmë ndryshe, 12 vende janë të mbyllura dhe 3 vende të hapura, apo 4 nëse opozita do ta marrë një mandat më shumë. Kështu shkon nga 25 në 30% numri i vendeve bosh në pjesën që garon të listës së opozitës.
E njëjta situatë ndodh edhe në Elbasan, e njëjta situatë ndodh edhe në Fier dhe në shumicën e qarqeve ku ka shumë mandate.
Pra, po ta shohim me kujdes formulën e re elektorale, të cilën e ka pranuar mazhoranca, duket se është më favorizuese për pushtetin dhe më pak e hapur për opozitën. Megjithëse opozita në Tiranë do të pretendojë 19 nga 15 mandate dhe lista është e hapur nga 12-ta në 19, janë ndoshta 7 vende garë, por vetëm në Tiranë mund të shkojë hapja e listës deri në 20 apo 25% të totalit të saj.
Në të gjitha qarqet e tjera, me një logjikë të thjeshtë, 30% e listës së mbyllur, e kthyer përmbys, na tregon se është hapur vetëm një numër i vogël mandatesh, që po t’i mbledhësh në Korçë, Tiranë e gjetkë do të japë një shifër prej rreth 15 mandatesh.
Një mazhorancë kërkon 71 mandate, rreth 15 mandate të fituara me listën e hapur, i përkasin thjeshtë dhe vetëm rreth 20% të totalit të listës së një mazhorance të re apo asaj ekzistuese.
Flamurtarët e hapjes së plotë të listës, apo 2/3 e saj që përdoren për shifër propagandistike, në fakt po gënjejnë, pasi numri real i deputetëve që hyjnë në Parlament, që hyjnë në çdo qark është disa herë më i vogël se 2/3 e tij, kjo për shkak të shifrave që përfiton çdo palë politike në zgjedhje.
E në rast se do t’i rendisim qarqet me radhë, rezulton se nuk kemi një hapje të plotë të listës dhe ajo do të ishte një zgjidhje. Shifra për hapjen e 2/3 të listës ka një abuzim të madh brenda.
Abuzimi është ky fakt, po sjellim sërish si argument se mazhoranca që të fitojë duhet të marrë 50+1% ose 50+1 vende në Parlament, pra 71 deputetë, ndërkohë që listat në total do të kenë 140 emra. Thuhet që është hapur lista për 2/3, e cila fut brenda edhe gjysmat e mandateve, gati 49% të atyre që nuk merren nga mazhoranca fituese, që i mbeten palës tjetër, e thënë thjeshtë, një ndoshta 10+1 mandate me listë të hapur do të ketë të fiksuar të paktën 42 vende në Parlament.

Në këto 42, për njërën palë gati 18 mandate i ka vetëm Tirana, gati gjysmën e listës, që do të thotë se me numrin e mandateve që do çdo forcë politike, mbyllja e listës është gati 80-90% apo më tepër në çdo krah që ta shikosh.
Hapja me 2/3, në fakt ka brenda një mbyllje me 2/3 e saj, një reformë e pjesshme me shifra të pjesshme që nuk ka një garë të hapur, por që ka vendosur një numër të caktuar mandatesh me pretendimin për të ruajtur elitat politike të partive.
Ka partizanë të listave të hapura, të proporcionalit me 12 qarqe, me 6 qarqe, me një zonë të vetme elektorale, e kështu me radhë, por ka edhe pretendime se humbasin elitat e partive.
Elitat e partive nuk ka si të humbasin në asnjë rast, pasi ato janë të vendosura në listën e partisë dhe është vetë partia ajo që përcakton kandidatët në listë.
Në rast se një kandidat nuk arrin dot të marrë vota sa të jetë brenda numrit prej 71 mandatesh që kërkon një mazhorancë politike, atëherë ai nuk është një politikan, por thjeshtë dhe vetëm një aktivist që xhiron bosh dhe nuk merr votë politike./ CNA
Fatmir Xhafaj ka ngelur i vetëm dhe në fakt është brak...
Të premten në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare...
Eduard Shalsi, deputeti i PS-së, kryetar Komisio...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, shpjegoi gjatë n...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në...
Në Kuvend u miratua me 90 vota pro ngritja e Nënkomisionit...
Pas marrëveshjes së arritur për ndryshimet në Kodin Zg...
Në seancën e sotme të Kuvendit u zhvillua interpelanca...
Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka bërë n...
Një debat është zhvilluar në Kuvend mes deputetit Erio...
Pak momente më parë ka nisur protesta para Bashkisë së...
Me debate ka nisur seanca e sotme plenare. Kreu i Gr...
Në seancën plenare ka pasur “përplasje” mes opozitës d...
Të martën u mbyll puna e Komisionit Hetimor për sistem...
Punimet në Kuvend këtë të enjte nisën me miratimet e d...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me presidenti...
Deputetja Flutura Açka njoftoi këtë të enjte për largi...
Seanca e fundit plenare do të zgjasë dy ditë, sot dhe ...
Deputetja e Lulzim Bashës, Flutura Açka, është larguar...
Sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ba...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...