E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar se për protagonizëm në politikë, është i aftë të bëjë gjithçka. Nuk hezitoi aspak kur u bë pjesë e skenarit të audio-përgjimit për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj që në fakt rezultoi se ishte një montazh dhe tani i duhet të përballet me drejtësinë.

Teksa njihet nga të gjithë si shembulli më i keq apo më banal në politikë, ai jo vetëm që nuk pranon publikisht për mashtrimin që bëri, për të cilin duhet të marrë një dënim, por tenton ta fshehë. Madje me manovrat e tij politike, ai kërkon edhe të përfitojë nga e gjithë kjo situatë, duke "shpëtuar" nëpërmjet Amnistisë Penale.
Pra, nuk mjaftohet vetëm me gënjeshtrën e madhe publike, me tentativën për t'u hedhur hi syve shqiptarëve dhe vetë demokratëve, por tani sërish tenton, duke bashkëpunuar ashtu fshehtas edhe me socialistët që t'i shpëtojë një ndëshkimi nga autoritetet shqiptare.
Rëndom njihet si "Babalja", që ka 5 vite që endet gjykatave, bën gjithçka që të zvarrisë këtë proces e në fund të dalë i "larë" dhe të shitet sikur bëri opozitë, publikoi një video-skandal dhe i çorri masën një ministri si Fatmir Xhafaj. Ky është Salianji, që njihet për "bëmat" e tij apo për mesazhet me G.D-në e famshme.
Si nisi gjithçka?
Gjithçka nisi në pranverën e vitit 2018, ku Salianji doli publikisht dhe publikoi një audio-përgjim, ku sipas tij vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafik droge.
Pra, sipas audio-përgjimit, që në fakt ka rezultuar një material i montuar, vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj u akuzua se ishte kapur në përgjime me një me një ish-trafikant, Albert Veliun (Babalja).
Por, nga hetimet rezultoi se Fredi Alizoti, ka qenë personi që në disa raste bën zërin e Agron Xhafajt (në rol). Video-përgjimi dhe intervista e Babales u realizua nga gazetari Jetmir Olldashi.
Sipas dosjes hetimore, Albert Veliu u akomodua në selin e PD ku ka dhënë dhe intervistën. Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjisteuar në janar 2018. Ajo u regjistrua në një mjet përgjimi stilolpas të cilin Albert Veliu ja dorëzoi Ervin Salianjit.
Fredi Alizoti u dënua nga gjykata me 2 vite burgim më 18 dhjetor 2019. Më 18 dhjetor të 2019, Ervin Salianji u dënua me një vit burg nga Gjykata e Tiranës për dosjen e njohur “Babalja” për akuzën e kallëzimit të rremë. Gjithashtu gjykata vendosi të dënojë me 3 vite e 6 muaj burg Albert Veliun. Këtë dënim, Salianji e ka konfideruar politik.

Çfarë pritet të ndodhë në Apel?
Më 29 shkurt, Gjykata e Apelit caktoi datën 15 mars, ora 10:00, si seancë gjyqësore në ngarkim të deputetit Ervin Salianji.
Theksojmë këtu që deputeti demokrat, i cili mashtroi publikisht dhe gjithçka e bëri për të pasur protagonizëm në politikë, nuk gjykohet nga Gjykata e Posaçme, por nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Kështu ai ka mundësinë të përfitojë nga Amnistia Penale, pasi në këtë të fundit, ashtu siç edhe kanë premtuar socialistët, nuk përfshihen vendimet e dhëna nga SPAK-u.
Pra, Salianji pasi të jepet vendimi nga gjykata, mund të përfitojë nga drafti, i cili kërkon 84 vota në Kuvend. Ajo që po ndodh është se pritet të jepet konsensus nga Sali Berisha dhe grupi i tij për të votuar Amnistinë që të shpëtojë Ervin Salianji.
Pra, mashtruesi politik, politikani palaço, bashkëpunëtori i "ekselentit" Lul Basha po tenton të përdorë një skemë kriminale për të shpëtuar sërish./CNA
Të gjithë politikanët kryesorë në vendin tonë perceptohen ...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Azerbajxhan ...
Të pyeturve të Barometrit në opinionin që kanë për liderët...
Pëlqyeshmëria për liderët ka qenë në foksuin e pyetjeve që...
Diplomati Agim Nesho, në një intervistë me gazetaren F...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në tubimin e përnatshëm...
Bashkimi i Gazment Bardhit me grupin e Sali Berishës p...
Data e gjyqit për Ervin Salianjin në Gjykatën e Apelit...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruk...
Në media është raportuar se ka dalë data e gjyqit të E...
Të premten, 33 deputetë të opozitës së vendit kërkuan ...
Ambasadori i Holandës, Reinout Vos, në një deklaratë n...
Nga sot s’ka më procedura, hiqen vizat mes Shqipërisë dhe ...
Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën k...
Ish-ministri Ylli Manjani ka shprehur pakënaqësi ndaj ...
Të martën e 5 marsit do të mblidhet Këshilli Kombëtar ...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një foto me komisionerin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për dy...
Gafat e politikanëve nuk mbarojnë asnjëherë. Një e til...
Edhe pse na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...