E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

10 shkurti ishte një ditë e vështirë për kryeministrin Edi Rama, i cili u detyrua të kthehej me urgjencë në Tiranë pas lajmit për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, që akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Kryeministri një ditë më parë pati disa shpërthime gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit duke thënë se është emocional, ndërsa filloi sulmin e ashpër ndaj prokurorit dhe gjyqtarit.
Po si i shpjegon shpërthimet e Ramës psikoterapisti Neli Demi.
Për Birn, ai është shprehur se reagimet e tij pas arrestimit të Veliajt quhen apel emocional në psikologjinë politike, një teknikë që synon të largojë vëmendjen nga argumentet racionale dhe ta orientojë atë drejt reagimeve instinktive dhe ndjesore.
“Kjo sjellje, në mënyrë të qëllimshme, zakonisht përdoret për të treguar dominim, për të shmangur perceptimin e dobësisë dhe për të dhënë mesazhin se ai është ende në kontroll të situatës,” tha Demi, i pasigurtë nëse në reagimet e para, gjuha verbale dhe trupore e kryeministrit kanë qenë plotësisht të përllogaritura.
Demi e analizon më tej ligjërimin e Ramës si një kombinim mes “gjuhës emocionale, agresivitetit verbal dhe një strategjie të dyfishtë për të mbrojtur veten, pa u shfaqur hapur kundër SPAK-ut”.
“Në këtë mënyrë, ai po synon të aktivizojë instinktet e solidaritetit dhe ndjeshmërisë te popullata që në fakt së shpejti do të jenë edhe votues, ndërsa përpiqet të krijojë një narrativë ku drejtësia është bërë e padrejtë,” shtoi ai.
Edhe Ergys Mërtiri, sociolog me profesion dhe një kritik i kryeministrit Edi Rama, i analizon reagimet e këtij të fundit në dritën e përpjekjes për të ndikuar opinionin publik, shkruan Birn.
“Arrestimi i Veliajt ndikon në imazhin e tij duke e ekspozuar atë si kryetar të një grupi politikanësh të korruptuar, çfarë sigurisht e njollos përpara opinionit publik,” tha Mërtiri.
“E paraqet atë si të dobët përpara njerëzve të tij si dhe elektoratit, si një kryeministër që ia arreston prokuroria bashkëpunëtorët në zyrë. Për këtë arsye, atij i duhet të kompensojë këtë me gjuhë agresive për të treguar se ai nuk është i dobët dhe se ai nuk pyet as për SPAK e GJKKO,” shtoi ai.
Demi dhe Mërtiri vërejnë megjithatë një kontradiktë të madhe në ligjërimet e fundit të Ramës, ku nga njëra anë sulmon gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes së Veliajt dhe në anën tjetër e portretizon veten si “pronar” të reformës në drejtësi.
“Një sulm i hapur ndaj SPAK-ut do të tingëllonte si hipokrizi, dhe për këtë arsye ai menjëherë pas reagimit agresiv të fillimit, u përpoq t’i rikthehet mbrojtjes së 'pronës'”, analizon Demi.
“Kjo duket si një teknikë e njohur e dezinformimit politik, ku protagonisti politik përpiqet të mbajë të dyja anët e një çështjeje të debatuar për të minimizuar dëmin politik,” shtoi ai./ CNA
Nënkryetarja e grupit të Këshilltarëve Bashkiakë demokratë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e par...
Erion Veliaj, i arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe ...
Drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar partive politi...
Kryeministri Edi Rama është kthyer në një nga sulmuesit kr...
Pas mesditës, jashtë orarit zyrtar të punës, në shesh ...
Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi, ka bë...
Pas sulmeve të njëpasnjëshme për prokurorët dhe gjyqtarët ...
Kryeministri Edi Rama e ka bërë tashmë të rrugës të luajë ...
Pak ditë më parë SPAK-u, me në krye Altin Dumanin, prezant...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar ...
Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir She...
Partia Demokratike, në prezantimin e sotëm të Programit të...
Kryetari i Bashkisë Tiranë që pas arrestimit të tij, ka fi...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha sot se nuk duhet...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish, duke thënë se...
Partia Demokratike ka prezantuar sot Programin e Qeverisje...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...