web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Primaret/ Berisha: Ka pasur një numër të madh kërkesash dhe kandidaturash

20 Shkurt 2025, 12:41, Politikë CNA

Primaret/ Berisha: Ka pasur një numër të madh kërkesash dhe

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë ku ka folur për procesin e Primareve.

Sipas Berishës, ky është një proces themelor për të qenë kandidatë në Kuvendin e Shqipërisë nga PD.

Lideri i opozitës është shprehur se ka pasur një numër të madh kërkesash dhe kandidaturash që janë miratuar.

“Miratuam qindra kandidatura. Primaret janë një proces themelor për të qenë kandidatë në Kuvendin e Shqipërisë nga PD.

Ka pasur një numër të madh kërkesash dhe kandidaturash dhe kjo është dëshmi e shkallës së madhe të besimit që shqiptarët kanë te PD”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga