Nga Rama, Veliaj dhe Berisha te Meta/ Si u vendos politika në sulm ndaj SPAK-ut
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, raportoi të hënën në KLP pun...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa. Së bashku zhvilluan edhe një takim kokë më kokë për të diskutuar progresin e bërë në procesin e negociatave, si edhe për përgatitjet e Samitit të Komunitetit Politik Europian më 16 maj.
Kryeministri Edi Rama kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapitujt përkatës.
Në mbërritjen e tij, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhanë edhe një deklaratë për mediat e pranishme.
Në fjalën e tij, Rama tha se bisedimet për integrimin kanë një rëndësi të posaçme në këtë moment e kohë dhe sigurisht do të flitet edhe për rajonin.
“Jam shumë i kënaqur që gjendem këtu me Presidentin e Këshillit Europian, i cili me mençurinë e vëmendjen e tij ndaj vendit dhe rajonit tonë është diçka që e vlerësoj shumë. Sot sigurisht është një ditë shumë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë në këtë proces e pastaj edhe për samitin e ardhshëm për komunitetin politik europian, i cili është një aktivitet, një eveniment shumë i rëndësishëm në përgjithësi, por ka një rëndësi të posaçme në këtë moment, në kohë dhe sigurisht do të flasim për rajonin ndaj të cilit, Presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Kështu që, ka shumë për të diskutuar, por në përgjithësi jam shumë shumë i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumë ambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027”,-tha Rama.
Presidenti Costa tha se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE-në dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik.
“Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE-në dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, për begatinë dhe për stabilitetin e kontinentit tonë dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim.
Sot po çelim një grupkapitull tjetër dhe ambicia jonë është që të çelim dhe më tej grupkapituj për t’u negociuar gjatë këtij viti sepse e kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që të realizojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, por mendoj që kjo është po kështu një shenjë mjaft e rëndësishme për të gjithë rajonin sepse mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është me BE-në e anëtarësimin në të.
Europa është më shumë sesa BE, por gjithmonë e më shumë është e rëndësishme që ne të jemi të gjithë së bashku të bashkuar sepse të bashkuar jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të fortë”,-tha Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa./CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, raportoi të hënën në KLP pun...
Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Niko Peleshi, zhvill...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Ministri i Shtetit, njëherësh dhe drejtues politik i Parti...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot në ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Katër laboratorët e shkencave në gjimnazin “Sami Frashëri”...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u ndal në një sërë çështjesh...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, raportoi sot në KLP mbi punë...
Këtë të hënë, kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi në KLP mb...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në raportimin vjetor që bëri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po raporton në KLP mbi rapor...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ndodhet sot në KLP, ku po kr...
Partia Demokratike në degën Gjirokastër ka denoncuar sot d...
Kreu i Partisë Demokratike ishte sot në qytetin e Brescias...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ishte sot në Mila...
Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar sot ndaj mëny...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë Mundësia...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...