Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Kemi bërë punën më të mirë për mbrojtjen e votës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...

Ministri i Shtetit, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Itali, zhvilloi një takim të veçantë me kryetarin e Bashkisë së Magentës në rajonin e Lombardisë, Luca del Gobbo.
"Me kryetarin e Bashkisë së Magenta-s, Luca del Gobbo, diskutuam mbi çështjet në interes të bashkatdhetarëve që jetojnë këtu, duke u fokusuar te mësimi i gjuhës shqipe, aktivitetet kulturore etj.",- tha Balla.
Balla e përshkroi takimin si një moment të rëndësishëm dialogu me një mik të shqiptarëve dhe një figurë me përvojë të gjatë në administratën vendore dhe rajonale.
“Magenta është një qytet me një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh, të parët për nga numri ndër të huajt, që kontribuojnë çdo ditë me punën dhe përkushtimin e tyre në jetën shoqërore dhe ekonomike të këtij territori,” u shpreh Balla.
Ai theksoi gjithashtu se shqiptarët në Itali përbëjnë një urë të fortë lidhëse mes dy vendeve dhe një pasuri që e bën Shqipërinë krenare çdo ditë.
Vizita e Ballës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane, ku agjencia e lajmeve "TicinoNotizie" raportoi për ndalesën e tij në Magenta, pjesë e turneut të takimeve me komunitetet shqiptare në Itali. Sipas medias, Kryebashkiaku Del Gobbo e vlerësoi takimin si një mundësi për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, por edhe për të theksuar rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në jetën e qytetit.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ministrin Balla në Magenta. Ishte një mundësi për të nënvizuar se si qyteti ynë është një komunitet i hapur dhe mikpritës. I shpjegova ministrit se në Magenta jeton një komunitet i madh dhe i mirintegruar qytetarësh me origjinë shqiptare, të cilët kontribuojnë aktivisht në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të qytetit tonë”,- u shpreh Del Gobbo.
Vizita e Ballës në Itali është pjesë e angazhimit të tij si Drejtues Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, me synimin jo vetëm për të kërkuar votën për zgjedhjet e 11 majit, por edhe për të forcuar lidhjet me komunitetet shqiptare dhe për të thelluar bashkëpunimin me autoritetet lokale në vendet ku shqiptarët janë integruar dhe kontribuojnë ndjeshëm./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot në ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Katër laboratorët e shkencave në gjimnazin “Sami Frashëri”...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u ndal në një sërë çështjesh...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, raportoi sot në KLP mbi punë...
Këtë të hënë, kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi në KLP mb...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në raportimin vjetor që bëri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po raporton në KLP mbi rapor...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ndodhet sot në KLP, ku po kr...
Partia Demokratike në degën Gjirokastër ka denoncuar sot d...
Kreu i Partisë Demokratike ishte sot në qytetin e Brescias...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ishte sot në Mila...
Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar sot ndaj mëny...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë Mundësia...
Partia Mundësia bëri sot hapjen zyrtare të fushatës zgjedh...
Kreu i Partisë Demokratike ishte sot në qytetin Brescia të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Këshilltari i fushatës në Partinë Demokratike, Chris LaCiv...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...